Dokument: Ky është plani 10 pikësh i BE’së që 5 emisarët e Perëndimit ua prezantuan të premten Kurtit e Vuçiqit
Rajoni dhe Politika

Dokument: Ky është plani 10 pikësh i BE’së që 5 emisarët e Perëndimit ua prezantuan të premten Kurtit e Vuçiqit

27.Jan.2023 08:51
0

Pesë diplomatët, Emmanuel Bonne, Jens Plettner, Francesco Talo e Miroslav Lajçak të BE’së dhe ai i SHBA’së, Gabriel Esocbar, të premten e shkuar gjatë qëndrimit disa orësh në Prishtinë e Beograd, u kanë prezantuar kryeministrit kosovar Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq, draftin e përditësuar 10 pikësh për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Gazeta Online Reporteri.net e ka siguruar ekskluzivisht këtë dokument të cilin 5 diplomatët perëndimorë ua kanë prezantuar liderëve të të dy shteteve, të premten që shkoi.

Dokumenti në fjalë, siç edhe e përshkroi kryeministri Kurti këtë të enjte gjatë ditës, në hyrje të tij ka 5 rreshta si “preambulë” ku njoftohet se ky dokument i përcjellët Kosovës dhe Serbisë nga 5 diplomatët e Perëndimit “si platformë për vazhdimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë”.

Madje, edhe në këtë dokument bëhet e ditur se 10 pikat e prezantuara tashmë si platformë evropiane bazën e kanë tek i ashtuquajturi plani franko-gjerman, që të dy vendet e morën në formën e “non-paper” në gjysmën e dytë të vitit që shkoi.

Kjo është përmbajtja e dokumentit që e ka siguruar ekskluzivisht gazeta online Reporteri.net:

 

Pas takimeve që pesë diplomatët ndërkombëtarë – Emmanuel Bonne, Jens Plettner, Francesco Talo, Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajack – kanë pasur në Prishtinë dhe Beograd, dhe prezantimit se çka është propozimi evropian si një platformë për vazhdimin e dialogut Kosovë – Serbi, këtu janë dhjetë pikat e planit franko-gjerman, në të cilat është e bazuar kjo platformë:

 

Neni 1
Palët do të zhvillojnë në mënyrë reciproke marrëdhënie normale, të mira fqinjësore mbi bazën e të drejtave të barabarta.

Të dyja palët do të njohin në mënyrë reciproke dokumentet përkatëse dhe simbolet kombëtare, duke përfshirë pasaportat, diplomat, targat e makinave dhe vulat doganore.

Neni 2
Të dyja palët do të udhëhiqen nga qëllimi dhe parimet e përcaktuara në Kartën e Kombeve të Bashkuara, veçanërisht ato për të drejtat sovrane të shteteve, respektimin e pavarësisë, autonomisë dhe integritetit territorial të tyre, të drejtën për vetëvendosje dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe mosdiskriminimin.

Neni 3
Në përputhje me Kartën e Kombeve të Bashkuara, palët do të zgjidhin të gjitha mosmarrëveshjet ndërmjet tyre vetëm me mjete paqësore dhe do të përmbahen nga kërcënimi ose përdorimi i forcës.

 

Neni 4
Palët pajtohen se asnjëra prej tyre nuk mund të përfaqësojë palën tjetër në sferën ndërkombëtare ose të veprojë në emër të saj.

Neni 5
Të dyja palët do të mbështesin aspiratat e tyre për tu bërë anëtare në Bashkimin Evropian.

Neni 6
Derisa marrëveshja bazë përfaqëson një hap të rëndësishëm në normalizim, të dyja palët do të vazhdojnë procesin e dialogut të udhëhequr nga BE me një momentum të ri, duke çuar në një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme dhe gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve.

Palët dakordohen që në të ardhmen do të thellojnë bashkëpunimin në fushën e ekonomisë, shkencës dhe teknologjisë, në drejtësi dhe zbatim të ligjit, postë dhe telekomunikacion, shëndetësi, kulturë, religjion, sport, mbrojtjen e mjedisit, personat e zhdukur dhe fusha të tjera, të ngjashme duke arritur marrëveshje specifike.

 

Neni 7
Të dyja palët avokojnë për arritjen e marrëveshjeve konkrete, në përputhje me instrumentet përkatëse të Këshillit të Evropës dhe duke përdorur përvojat ekzistuese evropiane, në mënyrë që të sigurohet një nivel i duhur i vetëqeverisjes për komunitetin serb në Kosovë dhe mundësia e ofrimit të shërbimeve në Kosovë disa fusha specifike, duke përfshirë mundësinë e ndihmës financiare nga Serbia dhe kanalet e drejtpërdrejta të komunikimit ndërmjet komunitetit serb dhe Qeverisë së Kosovës.

Palët do ta formalizojnë statusin e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë dhe do të sigurojnë një nivel të lartë të mbrojtjes së trashëgimisë fetare dhe kulturore serbe, në përputhje me modelet ekzistuese evropiane.

Neni 8
Palët do të shkëmbejnë misione të përhershme. Ato do të vendosen në selinë e qeverisë respektive.

Çështjet praktike që lidhen me vendosjen e misioneve do të trajtohen ndaras.

Neni 9
Angazhimi i BE-së dhe donatorëve të tjerë për të krijuar një paketë ndihme financiare për projektet e përbashkëta të palëve për zhvillimin ekonomik, tranzicionin e gjelbër dhe fusha të tjera kyçe.

Neni 10
Palët do të krijojnë një komision të përbashkët, të kryesuar nga BE-ja, që do të monitorojë zbatimin e kësaj marrëveshje.

Të dyja palët konfirmojnë detyrimet e tyre për zbatimin e marrëveshjeve të mëparshme. /Reporteri

Kamberi: Kosova çfarëdo që ofron për serbët këtu duhet të kërkojë për shqiptarët në Luginë
Gazeta zvicerane: BE-ja i ka dërguar gjysmë ultimatum Serbisë për Kosovën
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration