"Dituria" vizitohet nga WAMY
Selinë e Shoqatës Kulturore "Dituria" në Preshevë e vizitoi z. Hektor Salihaj drejtor i Asamblesë Botërore të Myslimanëve të Rinj - WAMY për Shqipëri me seli në Tiranë.Në këtë takim, sipas kumtesës së lëshuar nga shoqata “Dituria”, është biseduar për gjendjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, aktivitetin e shoqërisë civile, statusin e tyre juridik dhe u shikuan mundësitë për shtrirjen e veprimtarisë dhe bashkëpunimit të kësaj organizate edhe në Luginë.
“Mysafiri nga Tirana u njoftua me aktivitetet që zhvillon Shoqata Kulturore "Dituria" në Luginë të Preshevës”, thuhet në fund të kumtesës./Titulli.com/