Lokale
“Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë
Në Preshevë prej sot fillojnë “Ditët e Komedisë Shqiptare” një festival i organizuar nga Komuna e Preshevës me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së shteti shqiptar.
Festivali do të hapet sonte me shfaqjen “Nata e Dymbëdhjetë” nga Teatri Kombëtar i Kosovës.
Në shfaqje luajnë:Shkelzen Veseli,Teuta Krasniqi, Driada Matoshi, Eshref Durmishi, Ard Islami, Ylber Bardhi, Adrian Morina, Edona Rreshitaj, Lulzim Guhelli, Besnik Krapi, Armend Ismajli, Armend Baloku, Shpejtim Kastrati, Genta Retkoceri, ndërsa regjia nga Ilir Bokoshi, etj.
Nata e dytë e festivalit vijon me shfaqjen “Darka Private” nga teatri “Istref Begolli” i Pejës.
“Darka Private”autor Peter Shaffer Regjia : Burbuqe Berisha, Ass regjie :Valter Lucaj Kopozitor: Trimor Dhomi, Skenografia: Petrit Bakalli, Kostumografe: Elvina Berberi, Koreograf : Sinan Kajtazi , perkthu nga aglishtja : Shkelzen Berisha
Interpretojnë : Armend Ismajli , Teuta Krasniqi dhe Ylber Bardhi.
“Darka Private”në krahasim me veprat e tjera të Peter Shaffer, ritmikisht ka një rrjedhë tjetër ku dinamika është më pak e rregullt, por ku kthesat dramatike plot befasi mbajnë publikun në skaj të ulëseve.
Në netët e tjera vijojnë shfaqjet nga Teatri Profesionist i Mitrovicës, Teatri Shqiptar i Shkupit, Teatri Dodona, Teatri Metropol i Tiranës, Teatri Kombëtar nga Tirana si dhe Teatri Bylis nga Fieri.
Organizatorët e festivalit theksuan se qytetarët e komunave të Luginës së Preshevës dhe trevat e tjera do të mund të shijojnë deri më 7 nëntor shfaqjet që i ofrojnë teatrot me prestigjioze shqiptare në rajon, përmes shfaqjeve të komedisë./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!