Diskutimi për Luginën e Preshevës në Qeverinë e Shqipërisë dhe Kosovës, ngjall reagime pozitive (video)
Kërkesa e Ministres për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri që në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, të Kosovës dhe Shqipërisë, të diskutohet edhe për çështjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, ka ngritur reagime pozitive të shoqërisë civile në këtë zonë.Gazmend Arifi i Qendrës Europiane të Luginës, ka thënë se është koha që të ndërpritet me deklarata politike dhe të iniciohen veprimet konkrete të dy qeverive për zgjidhjen e çështjes së shqiptarëve në Luginë e Preshevës, shkruan Titulli.com.
Blegzim Kamberi nga Presheva vlerëson të vonuar iniciativën, por ai kërkon nga dy qeveritë plan bashkëveprimi konkret.
Sipas Isuf Memetit nga RTV “Aldi” reflektimet e Edita Tahirit do të duhet të përkrahen nga dy qeveritë shqiptare.
Mbledhja e Qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë, pritet të mbahet në Prishtinë më 3 qershor, në takimin e fundit të mbajtur në Prizren, dy qeveritë simbolikisht patën ndarë nga 50 mijë euro për Qendrën e Maternitetit jashtë spitalorë në Preshevë./B.Rexhepi-Titulli.com/