Diskutime të nxehta në Bujanoc: Këshilli Kombëtar Shqiptar apo "Komiteti"?
Lokale

Diskutime të nxehta në Bujanoc: Këshilli Kombëtar Shqiptar apo "Komiteti"?

27.Dec.2017 14:29
0
Në seancën e 9-të kuvendit komunal përveç temave ta planifikuara me rendë të ditës pati edhe diskutime të nxehta lidhur me funksionimin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në fushën arsimit dhe shkollave.

Hajredin Hyda, këshilltar nga Partia Demokratike duke folur për buxhetin e komunës lidhur me Këshillit Kombëtar Shqiptar tha se nuk është aspak i kënaqur me punën  këtij institucioni apo siç e quajti ai Komitetit Kombëtar Shqiptarë.

“Ky Komitet ka një formim të arsyeshëm mirëpo veprimtaria e tij është keqpërdorur duke e mbrojt pakicën prej pakicave duke dhënë pëlqime në emërimin e drejtorëve të shkollave ku edhe për kundër votave të shumicë së  këshillit të arsimtarëve emërohen sipas tekeve”, theksoi Hyda, shkruan Titulli.com.

Ragmi Mustafa, këshilltarë komunal reagoi në deklaratat e Hydës duke thënë se është turp të quhet komitet i vetmi organ me përbërje shqiptare dhe i vetmi organ tipik shqiptarë.

Për të njëjtën temë reagoi edhe Adnan Salihu, këshilltarë nga Lëvizja e Progresit Demokratik i cili u shpreh se Këshilli Kombëtarë Shqiptarë punon dhe vepron në bazë të ligjit për pakica dhe jo sipas tekeve të dikujt dhe se është krahasim i pavend i Hydës duke pas parasysh vështirësitë që po kalon ky institucion./Titulli.com/

Komedia " Evrope qite n'veti" do të shfaqet në Bujanoc më 29 Dhjetor
Arifi: Bujanoci në zgjedhje të parakohshme, Shaipi të shkoj në pension?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration