“Disa maturantë të Luginës fryhen tej mase, rrezik për eksplodim”?!
Lokale

“Disa maturantë të Luginës fryhen tej mase, rrezik për eksplodim”?!

30.May.2014 20:55
0
Nxënësit që katër vite kanë qëndruar në shkollat e mesme të Luginës javët e fundit aq shumë janë “fryer” sa që nuk e njohin veten! “Fryrja” është bërë e përnjëhershme sikur me kompresorët e gomisterive. Prej notës 1, në 3 dhe pastaj mbyllet 5. Ky është rezultati i një numri të konsiderueshëm të maturantëve të shkollave të Luginës, asaj “Sezai Surroi” në Bujanoc, si dhe “Presheva” e “Skënderbeu” në Preshevë. Një notim i tillë joreal për shumë maturantë që sot edhe kanë përfunduar mësimin e rregullt në shkollat e lartpërmendura, është bërë më se normal, për mos të thënë në modë. Vet këta maturantë me anonimitet i kanë thënë Titullit se notat i janë rritur nga e dobët në pesë, nga mirë në pesë, pa mësuar fare, ndërsa faktet janë në ditarë, ku notat në disa lëndë janë edhe të përmirësuara. Si duket presioni është i madh edhe tek profesorët e këtyre lëndëve, për të cilët sikur të mos mjaftonte “hypja mbi kokë e nxënësve” vjen edhe presioni i prindërve të cilët për fëmijët e tyre interesohen vetëm në fund të vitit shkollor. Me këtë gjendje të krijuar po pësojnë vetë këta të rinj të cilëve me fryrjen e notave po i plotësohet një dëshirë, ajo e regjistrimit në fakultetin pretendues, ndërsa  njohurit e tyre në disa lëndë po mbesin të kufizuara. Maturantët e “fryrë” po e arrijnë qëllimin e tyre derisa shkollat e lartpërmendura po humbin reputacionin që dikur e kishin. Para disa viteve në sallën e shtëpisë së kulturës në Bujanoc e mbushur me profesor e nxënës u cituan edhe pjesë të vërejtjes së Universitetit të Tiranës, ku ndër të tjera thuhej se nga Lugina janë duke ardh nxënës me nota të shkëlqyeshme ndërsa në realitet të njëjtit nuk mund të kalojnë as provimin e regjistrimit. “Sikur mos të ishte sigurimi i kuotave nga politikanët për studentët e Luginës atëherë do të ishim dëshmitar të një numri të vogël të studentëve nga Lugina që regjistrohen në fakultete të  rajonit. Ata do të ishin nxënësit që kanë sukses të shkëlqyeshëm por me meritë”, u shpreh profesori nga Presheva, emri i të cilit është i njohur për redaksinë. Sido që të jetë sherrin po ia bëjnë vetes së vetë. “Maturantë të fryrë” shkollat janë mbushur, “biletën” e kanë nxjerrë,  vetëm indeksi i ka mbet për ta mbushur./Titulli.com/
​Thaçi se heq prej goje autostradën Prishtinë – Bujanoc, e premton edhe njëherë
Bujanoc: Prishet konkursi për OJQ dhe japin dorëheqje anëtarët e Komisionit!
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration