Diaspora mbron lapidarin e UÇPMB-së
Lokale

Diaspora mbron lapidarin e UÇPMB-së

22.Nov.2012 16:37
0
Diaspora shqiptare, është duke e përcjellur me interesim të veçantë çdo gjë që është duke kaluar Presheva, Medvegja e Bujanoci, pas vendosjes së Lapidarit të luftëtarëve të rënë të UÇPMB-së në Preshevë "Reagimi i kryeministrit Serb Ivica Daçiq nuk është surprizë për opinion, sepse dihen apetitet e tija, por ne jemi unik mes veti dhe ky lapidar ka nderuar dëshmorët, familjet e tyre dhe padyshim edhe gjithë Luginën e Preshevës, sepse ata nuk luftuan kundër një populli, por kundër një regjimi që e dënoi e gjithë bota demokratike", kështu fillon reagimi i shoqatave të Luginës që veprojnë në Bruksel dhe Zvivër. Shqiptarët kudo në rajon e kanë dëshmuar veten e tyre se janë tolerant dhe me aspiratë perëndimore. Lapidari i UÇPMB-së, nuk është asnjë provokim, por vetëm një akt i kushtimit të kujdesit dhe kujtimit të shqiptarëve nga kjo pjesë e atdheut në të rinjtë që ranë gjatë vitit 2001, kundër një regjimi. Deklaratat e kryeministrit të Serbisë sipas këtyre shoqatave paralajmërojnë edhe njëherë për destabilizim të situatës dhe për të bërë "spektakle", vetëm e vetëm, që të mashtrojë popullin e vet, se kinse është duke punuar në maksimum, e në anën tjetër, duke maltretuar qytetarët autoktonë të këtyre komunave dhe duke i mbajtur në stres, në vend, se të hap vende të lira të punës dhe për të kontribuar për paqe. "Njejtë këtë lojë e luajti para zgjedhjeve në Serbi, por shqiptarët kurrë nuk kanë qenë që kanë provokuar, e nëse, e ndjen provokim ai, se po frymojmë shqip në vendin tonë, e flasim shqip, atëherë, ne nuk mundemi ta shërojmë", vazhdonë reagimi. Diaspora shqiptare, këto kërcënime i sheh, shumë të rrezikshme dhe i drejtohet edhe faktorit ndërkombëtarë, me në krye SHBA-të, që të vëzhgoj këtë situatë të krijuar pas deklaratave të Daçiqit. "Paska harruar Daçiqi, që ka hartuar lapidarin për pjesëtarët e rënë të xhandarmërisë serbe edhe ate në Lluçan, fshatin 100% të banuar me shqiptarë, pastaj kazermën e madhe ushtarake në Cepotin pak kilometra nga Bujanoci", shkruajn mëtej këto shoqata të Luginës. Mërgimtarët porosisin Daçiqin se qeveria e tij nuk mundet të ecë përpara në kurriz të shqiptarëve, duke burgosur, apo edhe më keq duke nëpërkëmbur të drejtat e tyre legjitime. Ky mentalitet antishqiptar, me të cilin kërkon të qëndrojë në pushtet, tregon se kriza politike dhe ekonomike po thellohet për çdo ditë e më shumë. "Kërkojmë nga qytetarët e Luginës së Preshevës, partitë politike shqiptare, që të jenë në vigjile të ngjarjeve, të mos bien pre e provokimeve, ndërsa nga faktori ndërkombëtar të reagojë ndaj deklaratave të "famshme" të Daçiqit", përfundon reagimi./Titulli.com/ Shoqata Humanitare "Lugina e Preshevës", Zvicër dhe dega e saj në Bruksel Shoqata Humanitare "Medvegja", Fully, Valis-Zvicër Kryesia e Akademisë Përkujtimore të UÇPMB-së, Zvicër
Jonuz Musliu me kërkesat e tij “bllokon” tre Kuvendet shqiptare
Bëhen gati lugët për Luginën
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration