Dialogu Kosovë-Serbi dhe stabiliteti rajonal, bën bashkë KFOR-in, EULEX-in e BE-në
Komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë, gjeneralmajor Oezkan Ulutash, është takuar të mërkurën me shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomás Szunyog, ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së dhe shefin e misionit të EULEX-it, gjeneralmajor Giovanni Pietro Barbano.
Siç është bërë e ditur në komunikatën e KFOR-it, në këtë takim është diskutuar për aktivitetet e KFOR-it, bashkëpunimin me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in e dialogun Kosovë-Serbi të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.
“Ata shkëmbyen mendime mbi një sërë temash, duke përfshirë aktivitetet e KFOR-it nën mandatin e tij në OKB, si dhe bashkëpunimin e KFOR-it me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, dhe përpjekjet e tij të vazhdueshme për sigurinë në mbështetje të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, thuhet në njoftim.