Dështon seanca e Jonuz Musliut (foto & video)
Lokale

Dështon seanca e Jonuz Musliut (foto & video)

07.Jun.2012 12:21
0
Seanca e Kuvendit Komunal të komunës së Bujanocit e thirrur për sot, nuk ka mundur ti vazhdojë punimet në mungesë të shumicës së këshilltarëve. Seanca e ftuar nga kryetari i Kuvendit Komunal Jonuz Musliu filloi me protestën për vjedhje të votave në Zarbicë, të cilën e shprehu kryetari i kësaj Bashkësie Lokale Selami Bajrami, ndërsa përfundoi pa u shqyrtuar asnjëra nga katër pikat e parapara të renditë të ditës, raporton Titulli. Gjithashtu nuk u bë as verifikimi i mandateve të këshilltarëve pasi në seancë ishin të pranishëm 20 nga 41 këshilltarë sa ka gjithsejtë ky kuvend. Në këtë mbledhje morën pjesë 9 këshilltarët e Partisë për Veprim Demokratik, 6 të Lëvizjes së Progresit Demokratik, 3 të Unionit Demokratik Shqiptarë dhe 2 të Partisë Përparimtare Serbe – Tomisllav Nikolliq. Jonuz Musliu në fillim shpjegoi se për të ftuar këtë seancë ka pasur mbështetjen ligjore në bazë të nenit 56, alineja 3 e ligjit për zgjedhje lokale. “Në bazë të ligjit është dashtë të thirret seanca dhe kjo ftesë është legjitime dhe ka bazë juridike”, ka thënë Musliu. Duke e komentuar ftesën e Stojança Arsiq, këshilltarit më të moshuar, për seancë që është caktuar për ditën e premte, Musliu tha se është dashtë të ulemi dhe të bisedojmë. “Është dashtë të ulemi dhe të bisedojmë, nuk jemi kundër verifikimeve të mandateve, pasi ky kuvend është i gjithë qytetarëve”, tha mes tjerash  kryetari i Kuvendit Komunal të Bujanocit, Jonuz Musliu. Shaip Kamberi, kryetar aktual i komunës së Bujanocit, nga foltorja tha se kjo seancë duhej të ishte solemne me qëllimin e verifikimit të mandateve. Ai më tej theksoi se ftesa për seancën nga ana e këshilltarit më të vjetër Stojança Arsiq, pa e njoftuar kryetarin Jonuz Musliun është e pamoralshme. Kamberi tha se subjekti në fjalë nuk do të krijojë asnjë problemë në punën e mëtutjeshme të asamblesë, ndërsa gjatë prononcimit për gazetarë theksoi se grupacioni politik PVD, LPD dhe UDSH gjatë ditës do të dal me një vendim ku do të sqarojë se a do të marrë pjesë në mbledhjen e nesërme të KK të Bujanocit. Ndërsa, Nenad Mitroviq këshilltarë nga Partia Përparimtare Serbe – Tomisllav Nikolliq, ka thënë se nuk është pjesë e ndonjë marrëveshje për të formuar shumicën në kuvend, përveç që kanë marrë pjesë për të verifikuar mandatin, gjë të cilën do ta bëjnë edhe në seancën e nesërme. Seancën e sotme e mbylli Sali Salihu pas verifikimit se mungon kuorumi  për të vazhduar punën me rendin e ditës. Mbledhjen nga afër e përcollën edhe përfaqësuesit e Trupit Koordinues dhe Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian. Nesër prapë do të mbahet seanca e KK të Bujanocit, por në këtë rast e thirrur nga këshilltari më i vjetër, Stojança Arsiq./Titulli.com/ http://youtu.be/Jm-vUzGNVkc http://youtu.be/XxtCk7ymOuk

Presheva e Sanxhaku bashkojnë forcat
Ramiz Latifi zgjidhet kryetar i KK të Preshevës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration