Derisa Bujanoci mburret, donatorët përfundojnë misionet
Lokale

Derisa Bujanoci mburret, donatorët përfundojnë misionet

25.Mar.2014 13:08
0
Komuna e Bujanocit ka humbur edhe një donatorë të radhës, bëhet fjalë për programin EU PROGRESS, i cili ka përmbyllë programin e saj, derisa komuna në fjalë këtë donator e kishte më të madhin për ndërtimin e objektit universitar në Bujanoc. U trumbetua shumë gjatë nga udhëheqësia komunale se do të ndërtohet objekti universitar, në lokacionin përballë shtëpisë së shëndetit, në kuadër të cilit do të vendosej edhe Fakulteti ekonomik i Suboticës dega në Bujanoc, mirëpo çështjen e stërzgjatur rreth pronësisë mes komunës dhe sipërmarrjes HEBA nuk ka mundur ta presë edhe donatori më i madh i këtij projekti EU PROGRES. Bashkimi Evropian përmes programit EU PROGRES kishte paraparë që nga shuma e përgjithshme për ndërtimin e këtij objekti universitar prej 1.5 milion euro, të ndajë 1.2 milionë euro, Qeveria e Serbisë 300 mijë euro, ndërsa komuna do të investonte me shumë të vogël në infrastrukturën përcjellëse. [caption id="attachment_113278" align="aligncenter" width="640"]Lokacioni i kontestuar, i caktuar nga qeverisja lokale per ndertimin e objektit universitar (Foto: 25.03.2014) Lokacioni i kontestuar, i caktuar nga qeverisja lokale per ndertimin e objektit universitar (Foto: 25.03.2014)[/caption] Mirëpo, siç ka mësuar Titulli, menaxheri i programit EU PROGRES Graeme Tyndall ka njoftuar përfituesit e këtij programi, në mesin e të cilëve edhe kryetarin e komunës së Bujanocit Nagip Arifin se EU PROGRES do të përfundojë misionin. Kështu kjo komunë për  momentin po mbetet pa objekt universitar i cili tashmë vetëm se duhej të kishte filluar ndërtimin. Lidhur me përmbylljen e këtij programi, sot në Nish do të mbahet edhe një konferencë përfundimtare në hotel “Grand”, ndërsa Arifi me homologët e tij përveç që do të marrë pjesë në konferencë, do të shijojë edhe një drekë pune, por jo edhe 1.2 milionët që EU PROGRES kishte paraparë për këtë investim. Vlen theksuar se ndërkombëtarët gjatë takimeve me liderët shqiptar të kësaj komune kishin shprehur shqetësimet lidhur me lokacionin e përcaktuar nga pushteti lokal për ndërtimin e objektit universitar. Ky lokacion është në kontekst gjyqësor dhe se komuna në vitin 1996 këtë patundshmëri ia ka bartë në pronësi sipërmarrjes HEBA./Titulli.com/
S'do të rrimë duarkryq...
KRZ shpall rezultatet përfundimtare, PVD me dy deputet në parlament
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration