Deri në fund të javës së ardhshme Alternativa për Ndryshim do të vendos për pjesëmarrjen apo jo në zgjedhje parlamentare
Lokale

Deri në fund të javës së ardhshme Alternativa për Ndryshim do të vendos për pjesëmarrjen apo jo në zgjedhje parlamentare

10.Mar.2016 14:54
0
Pas mbledhjes së Këshillit Qendror të Alternativës për Ndryshim, që pritet të mbahet deri në fund të javës së ardhshme, kjo parti do të dal me qëndrim definitiv rreth pjesëmarrjes apo jo në zgjedhjet parlamentare, njofton Titulli.com.

“Parimisht jemi për pjesëmarrje, por vendimin definitiv do ta marrë Këshilli Qendror i partisë në mbledhjen që do të mbahet deri në fund të javës së ardhshme”, tha për portalin informativ Titulli, Armend Aliu, zëvendëskryetar i Alternativës për Ndryshim (APN).

Sipas Aliut, nëse vendosin për pjesëmarrje në zgjedhje parlamentare, Alternativa do të dal me listën e tyre dhe do të ftojë partitë tjera për pjesëmarrje të përbashkët.

”Alternativa me program dhe parimisht është për përfshirje politike të shqiptarëve edhe në nivel qendror, por përfshirje kualitative e jo simbolike. Nëse Këshilli qendror aprovon vendimin e kryesisë, atëherë lista do të jetë e Alternativës, me mundësi të bashkëngjitjes së subjekteve tjera”, theksoi zv. kryetari i APN-së, Armend Aliu.

Sipas tij, ligj mbi zgjedhjet parlamentare në Serbi është diskriminues ndaj pakicave kombëtare, pasi kërkohet grumbullimi i 10 mijë nënshkrimeve edhe për listat e pakicave, njëjtë si për partitë e mëdha të Serbisë.

Alternativ për Ndryshim është subjekti më i ri politik shqiptar në Luginë të Preshevës, dhe deri më tani është shtrirë vetëm në komunën e Preshevës, ku ka themeluar 22 nëndegë. /Titulli.com/

Librat nga Lugina e Preshevës s'i paska kthyer Serbia, por Kosova!
Ambasadori i ri amerikan në Serbi viziton për herë të parë Preshevën
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration