Deputeti shqiptar në parlamentin e Belgjikës qëndroi në Preshevë, anashkaloi institucionet lokale
Lokale

Deputeti shqiptar në parlamentin e Belgjikës qëndroi në Preshevë, anashkaloi institucionet lokale

09.Aug.2017 09:56
0
Ahmet Gjanaj deputet në parlamentin federal të Belgjikës ka vizituar komunën e Preshevës.

Ai është takuar me përfaqësuesit e organizatës humanitare “Solidariteti” dhe sipas njoftimit të tij ai nuk ka zhvilluar ndonjë bisedë me përfaqësues lokal institucional, shkruan Titulli.com.

“Sot pata nderin të vizitoja veriun e Shqipërisë etnike, Luginën e Preshevës, me ç'rast bëra një vizitë tek Qendra e Solidaritetit dhe të Avancimit që bën një punë të jashtëzakonshme humanitare”, ka shkruar Ahmet Gjanaj në profilin e tij në facebook.

Për herë të parë komuniteti shqiptar në Belgjikë përfaqësohet me 1 deputet në parlamentin e Brukselit nga shtatori i vitit 2014,  Ahmet Gjanaj është  me origjinë nga Kukësi I Shqipërisë./Titulli.com/

Ndjesia shqiptare në Luginë!
Bujanoci pa ujë të mjaftueshëm në sezonin veror
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration