Deputeti Kamberi, dorëzon propozimet për ndryshimin e kushtetutës së Serbisë (dokument)
Lokale

Deputeti Kamberi, dorëzon propozimet për ndryshimin e kushtetutës së Serbisë (dokument)

17.Jun.2015 13:52
0

Deputeti Popullorë Shaip Kamberi, ka dorëzuar propozimin për ndryshimin e kushtetutës së Serbisë në fushën e sistemit politik dhe ligjeve tjera që lidhen me të drejtat e pakicave dhe mënyrën e respektimit të tyre.

“Në emër të grupit parlamentar PVD - SDA, sot, para Grupit aksional për ndryshimin e sistemit politik në Serbi, paraqita propozimin për ndryshimin e Kushtetutës dhe 53 ligjeve tjera”, është shprehur Kamberi.

Sipas tij Kushtetuta e re jo vetëm që duhet që në mënyrë precize të garantojë të drejtat e pakicave dhe mënyrën e respektimit të tyre të drejtpërdrejtë, aq më tëpër nga ajo duhet hequr gjithë ato formulime të cilat mund ta pengojnë rrugën e integrimit në BE, thotë Kamberi shkruan Titulli.com.

Ai shprehet se  formulimi i Preambulës duhet të ndryshohet në tërësi, duke ia përshtatur atë realiteteve të krijuara.

Shaip Kamberi është deputet popullorë nga Partia për Veprim Demokratik, ndërsa në Parlamentin e Serbisë vepron në kuadër të grupit parlamentar të Partisë për Aksion Demokratik të Sanxhakut (SDA) dhe Partisë për Veprim Demokratik (PVD) në Preshevë.

Më poshtë mundë të lexoni propozimet e dorëzuar Kuvendit të Serbisë:

Dokument 1:  

Dokument 2:  

Taipi firmos kontratë profesionale (Video)
"Xhandarmëria në Donbrosin, asgjë për t'u shqetësuar"
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration