Deputeti boshnjak uron shqiptarët e Luginës për themelimin e Asociacionit
Lokale

Deputeti boshnjak uron shqiptarët e Luginës për themelimin e Asociacionit

14.Sep.2015 16:42
0
Deputeti boshnjak nga Sanxhaku në Kuvendin e Serbisë, njëherit kryetar i Këshillit Kombëtar Boshnjak (KKB), Sulejman Uglanin, ka uruar kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Jonuz Musliu, për themelimin e Asociacionit të komunave shqiptare në Luginë të Preshevës.

“Iu urojmë në mbajtjen me sukses të seancës konstituive dhe formimin e Asociacionit të Komunave të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës”, thuhet në telegram urimin e nënshkruar nga kryetari i KKB-së, Sulejman Uglanin, transmeton Titulli.com.

Më tej në telegram thuhet: “Konsiderojmë që në këtë mënyrë keni siguruar parakushtet për një realizim efikas të të drejtave individuale dhe kolektive të shqiptarëve nga Lugina e Preshevës. Ne shpresojmë se me formimin e Asociacionit të Komunave të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, janë pjekur kushtet për zhvillimin e shpejtë ekonomik të Luginës së Preshevës dhe përdorimin efikas të fondeve të BE-së për bashkëpunim ndërkufitar”.

Duke iu drejtuar kryetarit Musliu, Uglanin thekson: “Edhe njëherë iu përgëzoj juve dhe bashkëpunëtorët tuaj, si organi më legjitim përfaqësues i shqiptarëve në Serbi, keni arritur të i mblidhni të gjithë faktorët politikë në favor të të mirës së popullit tuaj dhe Luginës së Preshevës”.

Duhet theksuar se ky është urimi i parë për iniciativën e themelimit të Asociacionit të komunave shqiptare të Luginës së Preshevës, i cili vije nga politikanë joshqiptarë në Serbi, që nga votimi për Asociacionin i bërë më 12 shtator në Preshevë./Titulli.com/

"Zajednica" preshevare"¦
Partitë serbe 27, shqiptarët 8 mandate në Medvegjë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration