Deputetët shqiptarë të Luginës takohen me ministrin e drejtësisë Selakoviq
Lokale

Deputetët shqiptarë të Luginës takohen me ministrin e drejtësisë Selakoviq

25.Apr.2014 15:18
0
Deputetët shqiptarë nga radhët e Partisë për Veprim Demokratik (PVD) në Parlamentin Republikan, Riza Halimi dhe Shaip Kamberi, janë takuar sot me ministrin e drejtësisë në qeverinë e Serbisë, Nikolla Selakoviq Në takimin e zhvilluar me ministrin, cili do të jetë pjesë edhe i qeverisë së re, është biseduar rreth funksionimit të gjyqësorit në Bujanoc dhe Preshevë. Dy deputetët e PVD-së kanë kërkuar nga ministri aktual (dhe i ardhshëm) i drejtësisë që në përbërjen e Qeverisë së re të zgjidhen këto tema: Përfaqësimi adekuat i shqiptarëve në gjyqësorin e dy komunave, përshpejtimin e procedurës për zgjedhjen e gjykatësit për kundërvajtje në Preshevë dhe dy gjykatësve në Gjykatën komunale në Bujanoc nga radhët e kuadrove shqiptarë, zgjedhjen e përkthyesve gjyqësorë jo vetëm në Gjykatën për kundërvajtje dhe themelore ne Preshevë dhe Bujanoc, por edhe në Gjykatën dhe prokurorinë e shkallës  së dytë në Vranjë. Në kumtesën e pranuar nga portalit informativ Titulli, mes tjerash thuhet se temë bisede ishte edhe pranimi i praktikantëve të rinj në organet e sistemit gjyqësorë. “Në takimin e zhvilluar në Beograd mes deputetëve shqiptar dhe ministrit Selakoviq u bisedua edhe për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për rrjetin e gjykatave, i cili ka anashkaluar kërkesat e shqiptarëve për ekzistimin e institucioneve gjyqësore në këto dy komuna”, thuhet në kumtesën e shërbimit për informim të deputetëve shqiptar. Mëtej, nënvizon njoftimi se vazhdimi i reformës së sistemit gjyqësorë është obligim që imponohet nga procesi i integrimit në Bashkimin Evropian është potencuar në takim, që do të ketë reflektim për përmirësimin e gjendjes aktuale në sistemin gjyqësorë në Luginën e Preshevës. Dy deputetët shqiptarë gjatë fushatës parazgjedhore me rastin e zgjedhjeve parlamentare, patën premtuar se do të angazhohen për të drejtat e shqiptarëve të Luginës, ndërsa takimi i sotëm i cili pritet të japë rezultatet pas themelimit të Qeverisë së re të Serbisë, mund të shihet si fillim i mbarë i përmbushjes së premtimeve të dhënë elektoratit shqiptarë në Luginë./Titulli.com/
Koncert në gjashtë qytete, pjesë e saj edhe Bujanoci
Ish presidenti i Shqipërisë Alfred Mojsiu në Preshevë, në Konferencën e Paqes
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration