Deputetet e Lëvizjes Vetëvendosje nga Parlamenti i Kosovës vizituan Preshevën
Lokale

Deputetet e Lëvizjes Vetëvendosje nga Parlamenti i Kosovës vizituan Preshevën

21.Jun.2016 18:09
0
Një grup i deputeteve femra të Lëvizjes Vetëvendosje nga parlamenti i Kosovës qëndruan në komunën e Preshevës dhe zhvilluan takime me përfaqësues të jetës politike, institucionale dhe këshilltarët femra të kuvendin komunal.

Me të zbritur në oborrin e komunës delegacioni në krye nënkryetaren Fatmire Kollçaku vedosën buqet lulesh pranë lapidarit të dëshmorëve që është hequr kohë më parë,shkruan Titulli.com.

Deputetet fillimisht u takuan me kryetaren e kuvendit komunal në Preshevë, Ardita Sinani  dhe biseduan për bashkpunim në të ardhmen në mes komunës së Preshevës dhe partisë opozitare në parlamentin e Kosoves.

“Do ta ngrisim zërin në parlamentin e Kosovës për të drejtat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës që këto të drejta ti kenë të barabarta me serbët e Kosovës”, u tha gjatë takimit të deputeteve dhe kryetares Ardita Sinani.

Vizitën e vazhduan në kabinetin e kryetarit të komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi i shoqëruar edhe nga kryetari i komunës së Bujanocit Shaip Kamberi.

 “U bisedua për të drejtat e shqiptarëve në Luginë të Preshevës dhe se qeveria e Kosovës të ketë vëmendjen më të madhe për shqiptarët e kësaj ane”, vlerësuan kryetarët e komunave Bujanoc dhe Preshevë, shkruan Titulli.com.

Pjesë e vizitës së tyre ishte edhe takimi me këshilltarët femra të kuvendit komunal dhe maternitetin jashtëspitalor pranë shtëpisë së shëndetit në Preshevë./Titulli.com/

Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi mes Kosovës dhe Luginës së Preshevës në fushën e kulturës dhe sportit
Penda e Rahovicës me probleme të pronësisë, pret kujdesin e autoriteteve lokale në Preshevë (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration