Delegacioni nga Shqipëria njihet për së afërmi me problemet në Luginë (Foto & Video)
Lokale

Delegacioni nga Shqipëria njihet për së afërmi me problemet në Luginë (Foto & Video)

16.Nov.2015 18:03
0
Në Bujanoc sot ka qëndruar Komisionin për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik të Parlamentit Republikës së Shqipërisë të kryesuar nga Alfred Peza.

Delegacioni shqiptar gjatë qëndrimit në Bujanoc është takuar me zyrtarët e Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), kryetarin Jonuz Musliu, kryetarin e Komunës së Bujanocit -Nagip Arifin si dhe kanë vizituar shkollën e mesme “Sezai Surroi”në Bujanoc.

Gjatë takimeve vëllazërore janë diskutuar sfidat dhe problemet të cilat po përballen shqiptarët e Luginës së Preshevës si në realizimin e të drejtat elementare, në ruajtjen dhe kultivimit të identitetit kombëtar, ashtu edhe në  fushën e informimit publikë e në veçanti në fushën arsimit dhe sfidat përcjellëse.

Kryetari Musliu shprehi mirëseardhjen dhe mirëkuptimin nga ky delgacion duke theksuar se vizitat e tilla duhet të ndodhin edhe më shpesh për të njohur me gjendjen në Luginën e Preshevës drejtëpërdrejt nga terreni.

“Ne informuam me të gjitha problemet dhe diskriminimin që po ushtrohet në mënyr sistematike si dhe mundësit e bashkëpunimit për tejkaluar disa problemeve. Konsiderojmë se ndihma e Shqipërisë është e patjetërsueshme dhe se komunikimi në nivele zyrtare është i domosdoshëm”, u shpreh Musliu, transmeton Titulli.com.

Kryesuesi i Komisionit Parlamentar nga Shqipëria, Alfred Peza, theksoi se të gjitha institucionet e Shqipërisë janë dhe duhet të jenë në dispozicionin tuaj.

“Shqipëria është e hapur të ndihmoj në tejkalimin e sfidave të shqiptarëve të këtushëm. Në të gjitha fushat në të cilat është e mundshme Shqipëria me konsiderat të thellë insiston të asistoj. Ne jemi të hapur edhe ndaj problemeve të teksteve shkollore për shkollat fillore dhe të mesme, cilësisë së mësimdhënësve dhe trajnimit të tyre, informimit publikë dhe të gjitha sferat ku mundë të realizohet bashkëpunimi institucional”, nënvizoi Peza.

Delegacioni nga Shqipëria gjatë qëndrimit në Preshevë kanë vizituar disa shkolla në gjuhën shqipe dhe janë njohur me problemet e nxënësve  si dhe janë takuar me  kryetarin e komunës së Preshevës Ragmi Mustafa të cilit ia dorëzuan një dhuratë që lidhet me artin dhe trashëgimin kulturore të Shqipërisë.

“Pa dyshim është shumë madhe se Shqipëria ka një interesim të vazhdueshëm në mënyrë institucionale që interesohet për çështjen e shqiptarëve në Luginë të Preshevës. Kemi prezantuar problemet me të cilat në ballafaqohemi”, tha Mustafa mes tjerash pas takimit me delegacionin zyrtarë nga Shqipëria.

Duhet theksuar se delegacioni nga Shqipëria po qëndron në një vizitë dy ditore në Luginën e Preshevës dhe janë shprehur të gatshëm për mbështetje në fusha të caktuara. /Titulli.com/

VIDEO 1

VIDEO 2

 

 

"Vatrës" po i ikin themeluesit, edhe Sejdulla Kadriu e braktis atë!
Mbyllja e kufirit, Vuçiq e merr vendimin nesër pas kthimit nga Lugina
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration