Deklaratat kërcënuese të Vuçiqit ndaj Kosovës: Shqiptarët në Bujanoc ndihen të rrezikuar?
Lokale

Deklaratat kërcënuese të Vuçiqit ndaj Kosovës: Shqiptarët në Bujanoc ndihen të rrezikuar?

22.Mar.2024 09:56
0

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq ditë më parë ka theksuar se nuk e përjashton mundësinë që Serbia të përdorë forcën në Kosovë, për shkak të sjelljes së autoriteteve të Prishtinës dhe komunitetit ndërkombëtar.

Madje, ai tha se Perëndimi duhet të zgjedh mes Kosovës dhe Serbisë.

Nëse ata zgjedhin Kosovën, Vuçiq ka thënë se “Serbia do të presë momentin më të mirë të mundshëm dhe ne do ta shfrytëzojmë mundësinë tonë”.

Ndaj, këtyre deklaratave të Vuçiqit të rrezikuar po ndihen edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës.

 Kamberi për deklaratat e Vuçiqit: Lugina e Preshevës e rrezikuar në vazhdimësi nga pushteti i tij

Deputeti i vetëm shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi për Front Online ka thënë se Aleksandër Vuçiq ka vite me radhë që po e luan rolin e piromanit.

Sipas Kamberit, kjo është politikë e rrezikimit të paqes në Ballkanin Perëndimor.

Por, pavarësisht kësaj Kamberi deklaron se presidenti serb nuk ka hapësirë për një aventurë për nevojat e Putinit në Ballkan.

“Megjithatë, rasti i sulmit terrorist në Banjskë, dëshmoi qartë se cilat janë mundësitë realiste të Serbisë për një sulm eventual ndaj Kosovës. Nuk mendoj se ai ka hapësirë për një aventurë për nevojat e Putinit në Ballkan. Në fakt ai po vazhdon politikën e ekuilibrimit mes Perëndimit dhe Rusisë e Kinës”, është shprehur për Front Online.

Kamberi thotë se të gjitha manovrimet dhe kërcënimet e Vuçiqit në drejtim të Kosovës po i bën për shpërqendrim të vëmendjes së opinionit të brendshëm.

Ndërsa, thotë se Lugina e Preshevës është në vazhdimësi e rrezikuar nga pushtetit i Vuçiqit.

“Lugina e Preshevës, për shkak të diskriminimit, është e rrezikuar në vazhdimësi nga pushteti i Vuçiqit, por ai është i vetëdijshëm se një incident me kërcenim të sigurisë rajonale do ta internacionalizonte edhe më tej çështjen e Luginës. Pikërisht për këtë mendoj se kërcënimet e tij mbeten verbale, por edhe si të tilla ato ndikojnë në stabilitetin e përgjithshëm”, ka shtuar deputeti Kamberi.

Por, Kamberi hedh kritika ndaj Perëndimit, për siç thotë që po bën një tolerancë të tepruar karshi këtyre paralajmërimeve.

Nagip Arifi: Vuçiqi për hakmarrje ndaj Kosovës mund ta përdor Luginën

Por, mision të pamundur ndërhyrjen në Kosovë me forcë nga Serbia po e sheh, kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi.

Arifi, thotë se deklarata e presidentit serb është më shumë për konsum politik të brendshëm.

“Ai e din mirë se në Kosovë operojnë forcat e NATO-s, dhe ndërhyrja me forcë në Kosovë është mision i pamundur. Kjo deklaratë vie si rezultat i presionit ndërkombëtar për ta zgjidhur problemin me Kosovën dhe duku qenë në situatë të vështirë provon që me deklarata populiste të paraqitet si mbrojtës i serbëve”, është shprehur ai për Front Online.

Por, Arifi mendon se Vuçiqi për hakmarrje ndaj Kosovës mund ta përdor Luginën e Preshevës.

“Por, kjo deklaratë gjithsesi që mund të destabilizojë rajonin, kur dihet se për hakmarrje ndaj Kosovës mund ta përdor rajonin e Luginës së Preshevës”, ka thënë shkurt Arifi.

Sipas tij, ky është një sinjal për bashkësinë ndërkombëtare që të ndalojë së përkëdheluri Serbinë dhe të marrin masa serioze për mos destabilizimin e rajonit.

Ndaj, deklaratës së presidenti serb Aleksandër Vuçiq ka pasur reagime të shumta.

Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka thënë se Vuçiqi do të dështojë, ashtu si të gjitha përpjekjet e dështuara të Serbisë deri tani.

Për deklaratat kërcënuese të Aleksandër Vuçiqit ndaj Kosovës ka folur edhe ambasadori amerikan, Jeff Hovenier.

Hovenier tha se populli i Kosovës nuk duhet të ndihet i shqetësuar nga këto deklarata.

Ai ka thënë se aleanca më e suksesshme ushtarake është në Kosovë, duke iu referuar NATO-s./Front Online/

 
Organizata turistike e komunës së Medvegjës shpall konkurs për një vend pune
Grabitje si në filma në një bastore në Bilaç të Bujanocit, policia jep detaje
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration