Debat mbi arsimin shqip në komunën e Bujanocit, masat diciplinore nuk po zbatohen nëpër shkolla (video)
Lokale

Debat mbi arsimin shqip në komunën e Bujanocit, masat diciplinore nuk po zbatohen nëpër shkolla (video)

30.Aug.2016 16:11
0
Departamenti i arsimit pranë administratës komunale në Bujanoc ka mbajtur një tryezë me temën "Mësimdhënia dhe mësimnxënia" me të ftuar personelin ndihmës të shkollave në gjuhën shqipe, pedagog, psikolog, sekretarë dhe juristë në institucionet shkollore.

Agim Hasan, kryeshef i shkollave në territorin e komunës së Bujanocit duke folur mbi arsimin tha se problemet në arsimin fillorë dhe të mesëm janë të përsëritshëm me decenie, shkruan Titulli.com.

“Problemet sillen si një cikël duke përcejllur fajin-përgjegjësinë nga një institucion në tjetrin shpesh përgojohen drejtorat, mësidhënësit  shpesh stafi ndihmës por ka raste kur akuzohen prindërit dhe raste kur përgjegjësia e një dështimi ekstrem i hudhet edhe nxënësit”, tha mes tjerash Hasani.

Galip Beqiri, bashkëpuntorë profesional pwr arsim në Këshillin Kombëtar Shqiptar është shprehur se gjendja në arsimin shqip është mjerisht shumë e keqe, shkolla të politizuara por që duhet të përmirësohet gjendja.

I pranishëm ishte edhe deputeti popullorë Fatmir Hasani, i cili mes tjerash tha se duhet të punohet shumë në përmirësimin e arsimit shqip në këtë rajon duke i dhënë përparësi edhe mësimit të lëndës së informatikës nëpër shkolla.

Gjatë debatit disa nga përfaqësuesit e shkollave theksuan nevojën e aplikimit të masave diciplinore ndaj personelit punonjës por edhe ndaj nxënësve në shkollën e mesme që shpeshherë tejkalojnë kufijët e rregullave të vijimit në procesin edukativo arsimorë.

Lidhur me suksesin e nxënësve disa profesorë vlerësuan se ka mungesë të kushteve nëpër kabinete por edhe nxënësit janë shumë të dobët në njohurit elementare të lëndëve kryesore dhe duhet nxitur kwto procese.

Departamenti i arsimit komunal është zotuar se konkuzionet do t’i nxjerë në të ardhmen dhe bashkërisht do të punojë në avancimin e arsimit shqip në komunën  e Bujanocit./Titulli.com/

Çka presin banorët e Malësisë së Bujanocit pas rregullimit të rrugës Zarbicë-Muhoc (video)
Tirana nuk e ka harruar Luginën"¦
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration