Daçiq: Bujanoci e Presheva në problem, a janë minoritet shqiptar apo minoritet kosovar
Lokale

Daçiq: Bujanoci e Presheva në problem, a janë minoritet shqiptar apo minoritet kosovar

15.Aug.2018 08:11
0
Është herët të flitet se kush e përkrah dhe kush nuk e përkrah idenë e ndryshimit të kufijve si opsion për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, thotë shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq, transmeton Titulli.com.

“Për ne nuk ekziston ndryshimi i kufijve. Ne kufi me Kosovën kurrë nuk kemi pasur. Unë e kuptoj që dikush që s’e ka njohur pavarësinë e Kosovës ta thotë këtë, por jo dikush që e ka njohur Kosovën dhe tash thotë se nuk ka ndryshim kufijsh, dhe se kësaj teme nuk duhet kthyer”, citon “politika” e Beogradit të ketë thënë ministri serb i Punëve të Jashtme.

Sipas fjalëve të tij, tingëllon cinike kur dikush thotë se nuk ka ndryshim kufijsh në baza etnike.

Për çështjen e Kosovës, ka thënë ai, më shumë do të dëshironte që Serbia të bisedonte me Shqipërinë se sa me Prishtinën, sepse kështu do të fshihet esenca, e ajo, sipas Daçiqit, është “çështja e minoritetit kombëtar shqiptar”.

“E shihni se edhe Bujanoci e Presheva janë futur në problem, sepse nuk e dinë minoritet kombëtar të kujt janë. A janë minoritet shqiptar apo minoritete kosovar. Të gjithë ata janë minoritet kombëtar shqiptar. Kjo do të ishte normale”, ka shfaqur dëshirën e vet Daçiqi./Titulli.com/

Raporti për shkëmbimin e territoreve,Kosova mund ta marrë vetëm komunën e Preshevës
Kamberi priti përfaqësues të ambasadës së SHBA-së në Beograd
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration