Corona virus në Serbi: Për fundjavë mundë të punohet deri në orën 3 apo 8 pasdite?
Lokale

Corona virus në Serbi: Për fundjavë mundë të punohet deri në orën 3 apo 8 pasdite?

25.Dec.2020 10:15
0

Qendrat tregtare, hoteleritë dhe shërbimet do të jenë të hapura deri në orën 8 të mbrëmjes gjatë kësaj jave në Serbi, kështu  ka vendosur Shtabi i Krizave për luftën kundër korona virusit edhe pse nuk është bërë publik ky vendim, shkruan BBC në serbisht, transmeton Titulli.com.

Nënkryetari i bashkisë së Beogradit, Goran Vesiq tha se pjesa mjekësore e Shtabit të Krizave nuk ishte dakord që të gjitha objektet të ishin të hapura për fundjavën, përcjellë Titulli.com.

Ai shto se nuk kishte bisedime mbi masat për Vitin e Ri në seancë, por ato do të diskutohen të hënën, 28 dhjetor.

Ndërsa anëtari I shtabit të krizave në Serbi, Branislav Tiodoroviq tha se nëse punojmë për fundjavë deri në orën 3 pasdite, do të sigurohemi që njerëzit ta bëjnë atë, në mënyrë që të mos ketë turma për ditën e punës.

“ Atëherë do të kishim më pak presion në prag të Vitit të Ri. Sidoqoftë, për një kohë të gjatë ka pasur disa presione nga industria e hotelerisë”, tha mes tjerash Tiodoroviq.

Sipas të dhënave më të fundit, numri i njerëzve të infektuar me korona virusi në Serbi është rritur me 4,091 që nga dita e mëparshme, dhe 49 pacientë të tjerë kanë vdekur./Titulli.com/

Kanali televiziv Britanik krijon një deepfake të Mbretëreshës së Anglisë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration