Clintoni me një video për vizitën në Shqipëri, ka disa fjalë edhe për luftën e Kosovës (video)
Gjatë kësaj jave, ish-presidenti amerikan, Bill Clinton ka qëndruar në Shqipëri.
Por ai sërish ka shkruar për Shqipërinë, duke treguar se shteti shqiptar gjatë vitit 1999 strehoi gjysmë milioni refugjatë nga Kosova, duke e përmendur kështu luftën e fundit në Kosovë që mbaroi me intervenim të NATO-s me ndikim direkt nga Clintoni.
Clinton shpërndau një video në Twitter, ku falënderon Shqipërinë për nderimet.
Ai ka thënë se ka festuar lidhjet e miqësisë ndërmjet dy vendeve.
“Gjatë konfliktit të Kosovës, Shqipëria ndihmoi njerëzimin të mbizotëronte – duke pranuar gati gjysmë milioni refugjatë dhe duke shërbyer si një partner jetik për paqen. Javën e kaluar, pata nderin të festoja lidhjet e miqësisë midis dy vendeve tona dhe të shihja se çfarë është e mundur kur njerëzit përqafojnë demokracinë”, ka shkruar Clinton.