Çfarë do të ndodhë me monedhat e pasaportat britanike? Pullat postare me portretin e Mbretëreshës Elizabeth II, nuk do të lëshohen më.
Rajoni dhe Politika

Çfarë do të ndodhë me monedhat e pasaportat britanike?

12.Sep.2022 08:03
0

Pas 70 vjetësh në fron, Mbretëresha Elizabeth II ishte bërë një pjesë thelbësore e jetës së përditshme të njerëzve në Mbretërinë e Bashkuar. Ata janë mësuar të shohin portretin, profilin dhe stemën e saj në letra, në monedha dhe në kuti drithërash. Por, çfarë do të ndryshojë pas vdekjes së Mbretëreshës?

Të gjitha monedhat

Të gjitha 29 miliardë monedhat në qarkullim në Mbretërinë e Bashkuar kanë kokën e mbretëreshës në to. Dizajni më i fundit daton nga viti 2015, kur ajo ishte 88-vjeçare. Ishte portreti i pestë i monedhës i krijuar gjatë mbretërimit të saj.

Fabrika Mbretërore e Monedhave (Royal Mint) nuk ka treguar se si dhe kur do të fillojë të lëshojë monedha me kokën e mbretit Charles III mbi to, por ka të ngjarë që monedhat e Mbretëreshës do të qëndrojnë në qarkullim për shumë vite dhe se procesi për t'i zëvendësuar ato do të jetë gradual.

Monedhat me portretin e Mbretëreshës Elizabeth II, priten të zëvendësohen gradualisht.
Monedhat me portretin e Mbretëreshës Elizabeth II, priten të zëvendësohen gradualisht.

Përpara se të gjitha monedhat britanike të përditësoheshin në vitin 1971, ishte krejt normale të gjeje disa monarkë në monedhat që ishin në qarkullim.

Derisa nuk dihet se si do të duket portreti i monedhës së Mbretit të ri, një monedhë e lëshuar në vitin 2018 nga Royal Mint për të përkujtuar ditëlindjen e tij të 70-të na dha një sugjerim.

Dhe një gjë që duket e sigurt është se ai do të shfaqet me profil në anën e majtë.

Monedhat me portretin e Mbretëreshës Elizabeth II. Ato të Mbretit Charles III, pritet të jenë me portretin e kthyer në anën e majtë.
Monedhat me portretin e Mbretëreshës Elizabeth II. Ato të Mbretit Charles III, pritet të jenë me portretin e kthyer në anën e majtë.

Tradita dikton që drejtimi në të cilin e ka të kthyer kokën monarku në monedha duhet të ndërrohet për çdo monark të ri.

Pasi të nënshkruhet nga Qeveria, dizajnet e reja do të prodhohen në Royal Mint në Llantrisant, në Uellsin jugor.

Mbretëresha është shfaqur në të gjitha kartëmonedhat e Bankës së Anglisë që nga viti 1960 (kartëmonedhat e lëshuara nga bankat skoceze dhe irlandeze të veriut nuk e portretizojnë monarken). Ka rreth 4.5 miliardë kartëmonedha individuale të Bankës së Anglisë me vlerë rreth 80 miliardë funtesh në qarkullim për momentin dhe, njëjtë si monedhat, këto do të hiqen gradualisht.

Të gjitha kartëmonedhat dhe monedhat ekzistuese do të mbeten të ligjshme. Banka e Anglisë do të japë njoftime nëse kjo do të ndryshojë.

Monedhat e lëshuara nga Banka e Anglisë do të jenë të vlefshme, edhe pas vdekjes së monarkes Elizabeth II.
Monedhat e lëshuara nga Banka e Anglisë do të jenë të vlefshme, edhe pas vdekjes së monarkes Elizabeth II.

Pullat dhe kutitë postare

Që nga viti 1967, të gjitha pullat e lëshuara nga Posta kanë paraqitur një siluetë të stampuar të profilit anësor të Mbretëreshës Elizabeth II.

Posta Mbretërore tani do të ndalojë prodhimin e pullave të Mbretëreshës Elizabeth II - megjithëse ato mund të përdoren ende në letra dhe paketa - dhe do të fillojë procesin për të krijuar të reja.

Pullat postare me portretin e Mbretëreshës Elizabeth II, nuk do të lëshohen më.
Pullat postare me portretin e Mbretëreshës Elizabeth II, nuk do të lëshohen më.

Mbreti i ri, Charles III është paraqitur në pulla më parë, por Posta Mbretërore nuk ka treguar ende se si do të duken modelet e reja me të.

Përveç vendosjes së monarkut në pulla postare, Posta Mbretërore vendos inicialet mbretërore në shumë kuti postare.

Më shumë se 60 për qind e 115.000 kutive postare në Mbretërinë e Bashkuar mbajnë shenjën EIIR të Mbretëreshës Elizabeth II - E për Elizabeth dhe R për Regina, që do të thotë mbretëreshë. Në Skoci, ato shfaqin kurorën skoceze.

 

Jashtë Skocisë, çdo kuti e re postare tani do të shfaqë inicialet e Mbretit - por duke qenë se numri i kutive të reja të instaluara është mjaft i ulët, mund të duhet pak kohë para se qytetarët të shohin një nga këto.

Vula mbretërore

Nga salca e domateve, pakot me drithëra e deri te parfumi, ka shumë mundësi që qytetarët e Mbretërisë së Bashkuar kanë parë fjalët, "Me caktimin e Madhërisë së Saj, Mbretëreshës" në disa nga sendet ushqimore ose produkte të tjera. Këto janë produkte të cilave u është dhënë një garanci mbretërore, që do të thotë se kompania që i prodhon ato furnizon familjet mbretërore në baza të rregullta.

Që nga shekulli i kaluar, monarku, bashkëshortja dhe trashëgimtari i tyre kanë lëshuar secili garancitë e tyre mbretërore dhe aktualisht ka rreth 900 garanci mbretërore të mbajtura nga 800 kompani.

Kur vdes një garantues, çdo urdhër mbretëror apo garanci e lëshuar bëhet i pavlefshëm dhe kompania ka dy vjet për të ndaluar përdorimin e garancisë mbretërore. (Përjashtimisht, urdhrat e lëshuara nga Nëna Mbretëreshë qëndruan për pesë vjet pas vdekjes së saj.)

 
Garancitë që Charles ka lëshuar si Princi i Uellsit do të vazhdojnë tani që ai është Mbret, sepse ato shkojnë me familjen, jo me titullin.

Ekziston një pritshmëri që Mbreti i ri tani do t'i japë djalit dhe trashëgimtarit të tij, Princit William, aftësinë për të lëshuar garanci.

Pasaportat janë ende të vlefshme

Por, nuk janë vetëm paratë, pullat dhe garancitë që kanë nevojë për përditësim.

Të gjitha pasaportat britanike lëshohen në emër të Mbretëreshës dhe janë ende të vlefshme për udhëtime, por për pasaportat e reja, formulimi në pjesën e brendshme të koopertinës do të përditësohet me Mbretin.

Forcat e policisë në Angli dhe Uells do të duhet të ndryshojnë inicialet e Mbretëreshës Elizabeth II në qendër të pllakave të helmetës së tyre. Avokatët që janë emëruar nga monarku për të qenë këshilltarë të Mbretëreshës do të njihen tani si këshilltarët e Mbretit me efekt të menjëhershëm.

 

Elizabeth II 1926-2022: Fundi i një epoke

Dhe së fundi, himni kombëtar do të ndryshojë fjalët nga "Zot, mbroje mbretëreshën” në “Zot, mbroje mbretin”.

Përgatiti: Doruntina Baliu-REL
Komuna e Bujanocit me listën përfundimtare të përfituesve të fondeve nga bizneset (lista)
Rama: Diskutuam me Serbinë për abetaren e unifikuar tek shqiptarët
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration