Certifikohet me numër 3 lista "Lëvizja e Progresit Demokratik-Shqiprim Musliu" për zgjedhjet e Këshillit Kombëtar Shqiptar
Lokale

Certifikohet me numër 3 lista "Lëvizja e Progresit Demokratik-Shqiprim Musliu" për zgjedhjet e Këshillit Kombëtar Shqiptar

11.Oct.2022 12:28
0

Lëvizja e Progresit Demokratik është certifikuar me numrin 3 për zgjedhjet e Këshillit Kombëtar Shqiptar që do të mbahen më 13 nëntor 2022, njoftoi kryetari i LPD-së, Shqiprim Musliu.

Postimi i plotë në facebook nga Shqiprim Musliu:

Me numrin 3 është çertifikuar lista e LËVIZJES SË PROGRESIT DEMOKRATIK - SHQIPRIM MUSLIU
 
Lista jonë për Këshillin Kombëtar që i prinë kandidati më i duhur për ta udhëheq Këshillin, Nevzad Lutfiu, bashkë me Gentin, Validen, Zgjimin, Esrën, Almedinën, Arsimin, Magbulën, Linditën dhe Ilirin janë oferta më e mirë që LPD-ja ka ofruar për një KKSh ndryshe.
Secili më profesionist se tjetri, dhe secili prej tyre me kontribut të veçantë për të mirën e përgjithshme.
 
Kam bindjen e plotë se ky është përfaqësimi më dinjitoz dhe që i duhet KKSh-së, prandaj me 13 nëntor të gjithë të mbështesim këta njerëz të mirë duke rrethuar numrin 3
Ambasadori gjerman Rohde mesazh Kosovës e Serbisë: Përgatituni për të marrë vendime të vështira
Nisma franko-gjermane ‘pa garanci’ për Kosovën dhe Serbinë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration