Certifikohet lista “ Partia për Veprim Demokratik- Ragmi Mustafi” me numër 2
Komisioni Republikan Zgjedhor ka çertifikuar sot listën “ Partia për Veprim Denokratik- Ragmi Mustafi”.
Anëtarët e Komisionit Republikan të Zgjedhjeve vendosën për Propozim Vendimin për Shpalljen e Listës Zgjedhore "PARTIA PËR VEPRIM DEMOKRATIK - Ragmi Mustafi" për zgjedhjet e drejtpërdrejta për anëtarë të Këshillit Kombëtar të Pakicës Kombëtare Shqiptare të shpallur për 13 nëntor 2022.
Deputeti popullor, Shaip Kamberi ka shkruar se lista jonë me numrin 2, për mandatin e dytë.
"Vazhdojmë me Ragën për mandatin e dytë. Shpallet lista zgjedhore e Partisë për Veprim Demokratik për zgjedhjet për Këshill Nacional që do të mbahen më 13 Nëntor, shkroi Kamberi.