CBDC: Cilat shtete po përdorin, lëshojnë ose pilotojnë monedhat e tyre dixhitale?
Shkencë dhe teknologji

CBDC: Cilat shtete po përdorin, lëshojnë ose pilotojnë monedhat e tyre dixhitale?

06.Apr.2022 23:32
0

Monedhat dixhitale janë rritur në popullaritet gjatë viteve të fundit pasi kriptovalutat si Bitcoin kanë hyrë në rrjedhën kryesore dhe kanë tërhequr vëmendjen e miliona njerëzve. Kjo rritje ka kthyer kokwn e bankave qendrore të botës, pasi frika se monedhat vendase mund të minohen nga rritja e tyre sa vjen dhe po shtohet. Në përgjigje të këtyre frikës, bankat qendrore në mbarë botën kanë hetuar praktikat e krijimit të monedhave të tyre dixhitale. Pothuajse 100 vende po vlerësojnë në mënyrë aktive monedhat dixhitale të bankave qendrore (CBDC), sipas FMN-së, dhe disa tashmë kanë filluar t’i nxjerrin ato.

Çfarë janë monedhat dixhitale të Bankës Qendrore? 

Një CBDC është në thelb para elektronike. Ashtu si monedhat tradicionale fiat, ai u jep mbajtësve një pretendim të drejtpërdrejtë ndaj bankës qendrore dhe u lejon bizneseve dhe individëve të bëjnë pagesa dhe transferta elektronike. Ajo largon ndërmjetësit në transaksionet financiare – kryesisht bankat – dhe lejon që transaksionet të udhëtojnë drejtpërdrejt nga personi në person ose klienti te shitësi.

Kjo ndihmon në eliminimin e rreziqeve për konsumatorin, siç është kolapsi i një banke tregtare, dhe krijon një lidhje të drejtpërdrejtë midis konsumatorëve dhe një banke qendrore. Popullariteti në rritje i kriptove bëri që bankat qendrore të frikësoheshin se do të humbnin kontrollin mbi furnizimin e parave dhe sistemet e pagesave. Përhapja e formave të pagesës që nuk mbikëqyren nga asnjë organ qendror apo publik mund të dobësojë kontrollin e bankave qendrore mbi ofertën e parasë dhe stabilitetin ekonomik.

Ideja e CBDC-ve vjen nga kriptovalutat si Bitcoin ose Ethereum. Megjithatë, ka dallime. Kriptot janë të parregulluara dhe të decentralizuara. Ato janë të paqëndrueshme pasi vlera e tyre bazohet në investitorët, përdorimin dhe spekulimet. Kjo paqëndrueshmëri mund të shihet në luhatjet në vlerën e Bitcoin gjatë 12 muajve të fundit. Vlera e CBDC-ve është e lidhur me monedhën e një vendi dhe ato janë krijuar për të qenë më të qëndrueshme dhe të sigurta. Burimet elektronike të lidhura në rrjet përdoren nga kripto dhe CBDC për të krijuar, gjurmuar dhe vërtetuar transaksionet. Megjithatë, shumë CBDC kanë një bazë të dhënash qendrore të kontrolluar nga një bankë qendrore e cila lëshon një numër serial unik për secilën ‘e-monedhë’ të lëshuar si një mënyrë për ta identifikuar atë.

Vendet ku janë lançuar CBDC:

  • Bahamas
  • Nigeria
  • Unioni i monedhës së Karaibeve Lindore

Vendet që po testojnë CBDC në projekte pilot

  • Suedia
  • Kinë
  • Xhamajka
  • Ukrainë

Vendet ku CBDC janë në zhvillim

  • Indi
  • Eurozona (Komisioni Europian njoftoi se një projekt-ligj për një euro dixhitale do të propozohet në vitin 2023. BQE do të vazhdojë punën për të zhvilluar euron e saj dixhitale ndërkohë.)

Edel Strazimiri / SCAN/

Emocionet e një rruge diturie: Genti Memeti, mjeku në SHBA me origjinë nga Bujanoci
Kamberi: Akoma ka shpresa për të fituar një mandat në Kuvendin e Serbisë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration