Lokale
Bujanoci uron për zgjedhjen e Presidentit
Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi uron tërë popullin shqiptarë të Republikës së Shqipërisë, e veçanarisht institucionet shtetërore për zgjedhjet e Presidentit të shtetit, Bujar Nishani.
"I nderuar Shkëlqesi, President Nishani, lajmi për zgjedhjen tuaj është pritur me kënaqësi jo vetëm në Shqipëri por edhe në Luginë të Preshevës e veçanarisht në komunën e Buajnocit të banuar me shumicë shqiptare. Në emër të Komunës së Bujanocit dhe në emrin tim ju shpreh urimet më të sinqerta, duke ju dëshiruar sukses në punën tuaj, në krye të shtetit shqiptar", thuhet mes tjerash në telegram.
Shteti shqiptar gjithnjë ka qenë një shtyllë e rëndësishme dhe vendimtare për popullatën shqiptare në Luginë të Preshevës, dhe çdo stabilitet, përparim dhe e arritur demokratike është fitore për qytetarët e Shqipërisë dhe për gjithë shqiptarët kudo që jetojnë, thuhet në fund të këtij telegram urimi./Titulli.com/
************************************************************************************************************
Telegram urimi nga KKSH
I dashur President Nishani, më lejoni që, në emrin tim dhe në emër të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, t’ju shpreh urimet më të përzemërta me rastin e zgjedhjes Tuaj në krye të shtetit shqiptar.
Zgjedhja Juaj President i Republikës së Shqipërisë na jep shpresë se marrëdhëniet e gjithanshme dhe vëllazërore, që po kultivohen në raport me Luginën e Preshevës, do të thellohen në të gjitha fushat e jetës. Jam thellësisht i bindur se kontributi Juaj në këtë aspekt do të jetë jashtëzakonisht i rëndësishëm në ngritjen dhe avancimin e pozitës të kësaj treve.
Me urimet më të mira për Ju personalisht dhe për Republikën e Shqipërisë, ju lus, Shkëlqesi, të pranoni ndjenjën e konsideratës sime më të lartë dhe dëshirat më të sinqerta për suksese në detyrën Tuaj të re.
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!