Bujanoci të premten pa energji elektrike
Qyteti i Bujanocit të premten (29 gusht) nga ora 6:00 deri në orën 8:00 do të mbetet pa energji elektrike.Sipas njoftimit të Elektrodistribucionit, dega në Vranjë, për shkak të punimeve vjetore në remontin e trafos 35 Kilovolt në Bujanoc, për dy orë qyteti do të mbetet pa rrymë.
Informacionin për media e ka konfirmuar Vlladan Veljkoviq, nga kjo ndërmarrje në Vranjë./Titulli.com/