Bujanoci, pjesë e panairit të Shkupit
Lokale

Bujanoci, pjesë e panairit të Shkupit

02.Nov.2013 10:36
0
Komuna e Bujanocit do të marrë pjesë në Panairin që do të mbahet në Çarshin e Vjetër të Shkupit- sheshi Skenderbe. Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore (OEMVP) më 8 dhe 9 nëntor do të hapë Panairin “Promovimi i Prodhimeve Vendore”, pjesë e së cilës do të jetë edhe komuna e Bujanocit, raporton Titulli. Siç ka njoftuar zyra për Zhvillim Ekonomik Lokal në Bujanoc, bizneset nga Bujanoci të interesuara për pjesëmarrje në këtë panair duhet të paraqiten tek përfaqësuesit e kësaj zyre, në ndërtesën e administratës komunale. Sipas OEMVP, aktivitetet që do të mbahen në kuadër të panairit dhe mjetet e grumbulluara, do të destinohen për qëllime  humanitare. Gjithashtu ky aktivitet  do të  pasurohet  me pikë kulturore-artistike. Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore (OEMVP) dhe komuna e Bujanocit, më 8 prill të këtij viti kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi./Titulli.com/
“Çezma e Hysendrisëve”, rikthen shkëlqimin e para 100 viteve (foto & video)
Filmat e Hollywood-it në Bujanoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration