Bujanoci me "Urë të Ibrit" (foto)
Lokale

Bujanoci me "Urë të Ibrit" (foto)

01.Jul.2014 21:29
0

Komuna e Bujanocit tashmë mbi dy muaj ka “Urën e Ibrit” e cila i ndalon qytetarët të lëvizin lirshëm.

Një urë me gjatësi rreth 100 metra që lidhë qytetin e Bujanocit me pesë fshatra tjerë të kësaj komune, për shkak të dëmtimit të saj nga vërshimet e fundit, për më shumë se dy muaj po qëndron e bllokuar.

Nëse shohim nga pamja ura në Bujanoc ngjason me atë të Ibrit në Mitrovicë, e bllokuar për qarkullim. Ajo që ndryshon me atë të qytetit të ndarë kosovarë, është se shkaktarë të bllokadës në Mitrovicë janë qytetarët, e në Bujanoc vërshimet e fundit.

Ura u dëmtua në fund të muajit prill pas reshjeve të shumta të shiut. Fryrja e lumit Morava ishte shkaku i dëmit të shkaktuar në shtyllat mbajtëse të urës, që nga pushteti lokal në Bujanoc për të riparuar këtë dëmë është vlerësuar në 800 mijë euro.

Dëmtimi, nga muaji prill ka privuar qytetarët që kanë shtëpitë matanë urës, që të qarkullojnë me veturat e tyre.

Banorët e pesë fshatrave: Zhuzhelicë, Lilancë, Zhbevc, Krshevicë, Kusharne detyrohen që për të shkuar me makinë për në qytet dhe anasjelltas, të kalojnë dyfishin e rrugës përmes rrugës alternative, afër stacionit të trenit, në Buzhunjevc.

“Jemi 400 shtëpi me rreth 2.000 mijë banorë që nuk mund ta shfrytëzojmë këtë urë, përveç në këmbë, me biçikleta apo me motoçikleta”, u shpreh qytetari A.A. i cili u deklarua me anonimitet për portalin informativ Titulli.

Ai me motoçikletën e tij arrin të kalojë përmes urës së dëmtuar, mirëpo thekson se shumë bashkëfshatar të tij përdorin rrugën që është edhe më e largët por edhe dëmton veturat, pasi është në gjendje të rëndë infrastrukturore.

Kryetari i komunës së Bujanocit, njëherit komandant i Shtabit për Situata të Jashtëzakonshme Nagip Arifi së bashku me drejtorin e Drejtoratit për Ndërtim Agim Halitin, më 22 prill kishin qëndruar në urën e dëmtuar, afër fabrikës “Jugokop”. Me këtë rast ata kishin njoftuar Prokurorinë ku pas konstatimeve kishte mbyll urën për qarkullim.

Në këtë urë më 2 maj kishte ndërhyrë edhe ndërmarrja publike “Komunalia” e cila kishte sanuar gypin kryesor të ujësjellësit që ishte dëmtuar nga lëvizjet vertikale që kishte pësuar ura.

Edhe përskaj këtyre intervenimeve qytetarët mbeten të pakënaqur, tashmë kur mbi dy muaj janë të kufizuar në qarkullim me makinat e tyre.

Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi në mbledhjen e Shtabit për Raste Emergjente të mbajtur më 4 qershor, kishte deklaruar se komuna nuk ka mjete për riparimin e saj dhe se e njëjta i është drejtuar me kërkesë ministrisë përkatëse duke iu referuar projekt-dokumentacionit për autostradën Korridori 10 ku parashihet ndërtimi i urës në fjalë me një shumë prej 1.3 milionë euro.

“Ajo që thotë kryetari se ura të ndërtohet kur të vije autostrada nuk do të realizohet me vite. Ura që është në rrugë lokale të komunës së Bujanocit siç është rasti jonë, duhet të ketë të njëjtin fat si urët që janë ndërtuar në fshatrat tjera me donatorë dhe mjete nga buxheti. Kryetari nuk mundet tani ta hedh “topin” diku tjetër pasi ka obligim ndaj qytetarëve”, tha kalimtari tjetër, i cili urën e dëmtuar po e kalonte në këmbë.

Gazetarët e portalit informativ Titulli të cilët qëndruan në vend të ngjarjes evidentuan edhe raste kur qytetarët silleshin me makinë buzë urës së bllokuar dhe të njëjtit më pas rrugëtimin e tyre për në qytet e vazhdonin në këmbë./Titulli.com/

KF "Tërnoci" fiton turnirin ndërkombëtar në Durrës (foto)
Ambasada e SHBA-së shënon Ditën e Pavarësisë, marrin pjesë liderët e Luginës (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration