Bujanoci me kioska "tre në një" (Foto)
Në hyrje dhe dalje të sheshit Karagjorgje Petroviq në Bujanoc sot janë vendosur dy kioska moderne.Me anë të vinçave ato janë pozicionuar në vendet e caktuara sipas projektit. Derisa të bëhen funksionale kioskave të reja duhet t’i vendoset kulmi si dhe lidhjet tjera me infrastrukturën përcjellëse.
Për qytetarët që sot kaluan pran këtyre kioskave ato ishin atraktive, madje gjatë kohës që gazetari i Titullit po realizonte fotografitë, ata pyetnin se për çfarë objekti bëhet fjalë.
Secila pre dy kioskave, në fakt ka hapësira të ndara për tre pronarë, që i bie se në sheshin më të madh të Bujanocit të funksionojnë gjashtë kioska.
Siç ka mësuar Titulli.com pronarët të cilët kanë kontratë të vlefshme nga kioskat e mëhershme që funksiononin në këtë shesh, do të jenë ata që do të vazhdojnë punën në këto hapësira moderne.
“Tre në një” kioskat për Bujanocin janë risi, ndërsa objekte të tilla atraktive janë aplikuar edhe në qendra të tjera të Serbisë. /Titulli.com/