"Bujanoci më 1947 ishte pjesë e Kamenicës" (Video)
Kryetari i Lëvizjes Vatra, Kushtrim Kadriu po pretendon se Bujanoci ishte me Komunën e Kamenicës pas Luftës së Dytë Botërore.Për këtë Kadriu ka ofruar edhe dokumente të vjetra 70 vjeçare si dëshmi.
“Dokumenti është një certifikatë e notave, certifikatë e kursit të anti analfabetizmit dhe një parcelë kadastrale”, shprehet për Klan Kosovën, Kushtrim Kadriu.
I pari i Vatrës thotë se ka edhe dokumente tjera që dëshmojnë se këto treva kanë qenë pjesë e Kosovës.
“Dokumenti i parcelës kadastrale është shumë i rëndësishëm, sepse dëshmon se Bujanoci ka qenë pjesë e Kosovës”, shprehet më tej ai.
Ai thotë se trevat shqiptare me pajtimin e Titos iu dhanë Serbisë, ndërsa Kosova përfitoi vetëm Leposaviqin.
“Kjo u bë me qëllimin e vetëm që të bëhet një përzierje e popullatës, që gjoja edhe në Kosovë ka serb, e Serbi ka shqiptarë”, thotë Kushtrim Kadriu, kryetar i Lëvizjes Vatra.