Bujanoci i minuar me sipërfaqe prej   113 mijë metra katrorë
Lokale

Bujanoci i minuar me sipërfaqe prej 113 mijë metra katrorë

05.Apr.2018 09:24
0
Në Serbi, minat ndodhen në një sipërfaqe prej 2.5 milionë metra katrorë dhe atë në komunën e Bujanocit, ndërsa në rreth dy milionë e 600 metra katrorë shtrihen municionet thërrmuese edhe atë, përveç në Bujanoc, ato gjenden edhe në territorin e Rashkës, Novi Pazarit dhe Sjenicës, ndërsa ka edhe një numër të madh bomba avionësh si dhe avionë të fundosur, raporton Anadolu Agency (AA).

Me rastin e Ditës Botërore kundër miniave, e cila shënohet më 4 prill, ekipi i AA ka qëndruar në Bujanoc, pikërisht në fshatin Ravno Buçje, ku aktualisht Qendra e Deminimit të Serbisë realizon projektin e pastrimit të minave në një hapësirë prej 113 mijë metra katrorë. Në këtë zonë në vitin 2000 dhe 2001, dy persona humbën jetën dhe një tjetër u plagos.

“Ky territor dhe shtëpitë që ju shihni, ka pasur dy të vdekur dhe një të plagosur. Minat ishin vendosur në pjesën e jashtme e shtëpisë dhe në shtëpi”, tha drejtori i Qendrës Jovica Simonoviç, duke shtuar se tani në këto shtëpi askush nuk jeton.

Gjatë punimeve që zgjasin shtatë ditë dhe i cili kryhet nga ekipi prej 10 deminuesve të cilët aktualisht kanë gjetur pesë mina kundër-këmbësorike PMA 2, një granatë dore dhe një predhë minahedhësi 60 milimetra. Simonoviç shtoi se deri në fund të projektit, i cili do të përfundojë në 20 ditët e ardhshme do të angazhohen edhe 10 deminues, duke paralajmëruar një tjetër projekt nga buxheti i Qeverisë së Serbisë.

Municionet thërrmuese ndodhet në rreth dy milionë e 600 metra katrorë, në territorin e Rashkës, Bujanocit, Novi Pazarit dhe Sjenicës, kurse Qendra për Deminim në periudhën e ardhshme do të ketë minimum dy projekte për pastrimin e municioneve në Sjenicë.

Qendra e pastrimit të minave gjithashtu punon edhe në rreth 150 lokacione që janë të ndotura nga bomba të mëdha ajrore.

“Dallimi te bombat e mëdha ajrore është se shpenzimet janë dukshëm më të larta dhe ne për nxjerrjen e një të bombe të madhe ajrore mund të bëjmë nga 200-300 mijë metra katrorë të municioneve thërmuese”, shpjegoi ai.

Bombat ajrore të pashpërthyera ndodhen edhe në lumin Sava dhe lumin Danub. Për shembull, në portin Prahovo ndodhen 23 anije gjermane të cilat qëllimisht u fundosën.

Qendra e Deminimit në Serbi ka tetë të punësuar, që është dukshëm më pak se në Bosnjë e Hercegovinë, ku ka 190 të punësuar ose në Kroaci, ku numri i të punësuarve arrin në rreth 200

 
 
Partia Demokratike fton për mbajtjen e kuvendit të shqiptarëve të Luginës (video)
Bujanocasit bëhen bashkë në Zvicërr, formojnë "Asociacionin qytetar të Bujanocit"
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration