titulli.com
Lokale

Bujanoci fiton 6 milion dinarë dhe 10 mijë euro nga EU PROGRES

18.Jul.2012 23:19
0
Në seancën e sotme të këshillit drejtues të programit Partneriteti Evropian me komunat - EU PROGRES që u mbajt në Rashkë, komuna e Bujanocit ka përfituar ndihmë financiare për tre projekte. Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi së bashku me stafin e tij, kanë arritur të përfitojnë ndihmë financiare për komunën e Bujanocit nga programi EU PROGRES, në cilën marrin pjesë 25 komuna nga Serbia. Arifi me këtë rast për RTB-në ka thënë se bëhet fjalë për tre projekte, punimi i elaboratit të zonës për mbrojtjen e furnizimit me ujë, përpunimi i projektit të dokumenteve për transfer stacionet si dhe përmirësimi i bazës lokale të administratës tatimore, transmeton Titulli. Për realizimin e projektit të parë dhe të dytë komuna e Bujanocit ka marrë nga 3 milionë dinarë, ndërsa për të tretin 10 mijë euro. Me qëllim të përmirësimit të bazës lokale tatimore gjatë tre muajve do të jenë të angazhuar gjashtë punëtorë të cilët në terren do ti evidentojnë obliguesit e rinj tatimorë. Programi EU progres edhe pse është paraparë të përfundojë në vitin 2013, ai pritet të vazhdohet me emrin Progres 2./Titulli.com/
Arifi: Urime muaji i bekuar i Ramazanit
“Takimet e Vendlindjes - Priboci 2012”
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration