Lokale
Bujanoci edhe me një parti të re
Komuna e Bujanocit, së shpejti do ta “pasuroj”, skenën politike edhe me një subjekt të ri politik shqiptar, nën firmën e Grupimit të Qytetarëve “Për ardhmërinë e Bujanocit”.
Këshilli Nismëtar, që nga fillimi, i javës së ardhshme do ta bëjë publike, rolin dhe rëndësinë e formimit të këtij grupimi të qytetarëve.
Këshilli Nismëtar për formimin e Grupimit të Qytetarëve “Për ardhmërinë e Buajnocit”, e sheh të udhës dhe të nevojshme për krijimin e një organizimi të tillë politik, i cili i ka munguar deri sot Luginës së Preshevës.
“Në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë veprojnë me dhjetëra subjekte politike, ndërsa nuk ka asnjë grupim të qytetarëve, i cili në programin e saj politik si koncept kryesor do ta ketë qytetarin”, thotë Grup Qytetarë, përmes njoftimit që ka ardhë në email adresën e Titullit.
Më tej në njoftim thuhet se “Grupimi i Qytetarëve “Për ardhmërinë e Bujanocit”, nuk do të pozicionohet në asnjë krah të partive politike, por do të jetë parti e pavarur, e hapur për të gjithë ata që dëshirojnë të aderohen në këtë subjekt gjithëpërfshirës, gjithnjë duke pasur në fokus të drejtat e qytetarëve në Komunën e Bujanocit”, njofton Këshilli Nismëtar për formimin e Grupimit të Qytetarëve “Për ardhmërinë e Buajnocit”.
Vlen theksuar se në këtë njoftim nuk ka emra të personave të cilët morrën iniciativën për formimin e këtij subjekti./Titulli.com/.
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!