Bujanoc: Republikanët reagojnë ndaj sjelljes selektive të partive pushtetare!
Lokale

Bujanoc: Republikanët reagojnë ndaj sjelljes selektive të partive pushtetare!

10.Mar.2016 10:31
0
Kryesia e Partisë Republikane për Luginë të Preshevës, ashpër reagon ndaj udhëheqësve komunal, të cilët në mënyrë selektive po i shpërndajnë materialet për zgjedhjet e parakohshme lokale dhe parlamentare në Serbi.

“Meqenëse, që nga 7 marsi, është dashur të shpërndahen formularët për grumbullimin e nënshkrimeve për Listat zgjedhore për subjektet politike, autoritetet e komunës, arsyetohen se materialet janë duke u përkthyer edhe në gjuhën shqipe”, citohet në reagimin e PR në Bujanoc nga ryetari, Avdil Ramdani. 

“Duke u thirrur në këtë zvarritje kohore, partia në pushtet, shfrytëzon administratën për të favorizuar Partinë Demokratike, për grumbullimin e nënshkrimeve për t’u treguar para elektoratit se është partia më e fuqishme, më e organizuara dhe për të fituar numrin 1 në ranglistën e subjekteve politike, të cilat garojnë në zgjedhjet e 24 prillit 2016”, vazhdon reagimin i kësaj partie.  

Për Partinë Republikane, ky është një veprim i papranueshëm, i ulët dhe anticivilizues dhe si i tillë është kundër demokracisë dhe lirisë së zgjedhjeve, si proces i rëndësishëm shoqëror, thuhet në reagimin e Partisë Republikane në Bujanoc.

Maturantët e Gjeneratës së V të gjimnazit "Sezai Surroi" në Bujanoc organizojnë 40 vjetorin
PD në Bujanoc ka grumbulluar nënshkrimet për listën e zgjedhjeve lokale
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration