
Bujanoc: Partia opozitare, zgjedh Gëzim Selimin për kryetar të Forumit Rinor
Nëndega e Forumit Rinor të Partisë Demokratike në Bujanoc ka zgjedhur për kryetar, Gëzim Selimin.Të rinjtë e PD-së të gjatë kuvendit zgjedhor prej 40 delegatëve për nënkryetarë u zgjodhën, Shqipe Misimi, Gëzim Aliu, Vigan Dalipi dhe Sara Beqiri ndërsa për sekretar u zgjodh Getoar Krasniqi, derisa arkatar Shkëlzen Jakupi.
Kryetar i sapo zgjedhur i Forumit Rinor të nëndegës së PD-së në Bujanoc përveç aktivitetit politik, njëherit është edhe profesor i lëndës së historisë dhe punon në gjimnazin "Sezai Surroi" në Bujanoc.
Të pranishmit i përshëndeti edhe kryetari i Partisë Demokartike, Nagip Arifi partia e të cilit është opozitë pranë kuvendit komunal në Bujanoc./Titulli.com/