Bujanoc: Përurohet krijimtaria letrare e shkrimtarit Mustafë Ismaili, i cili jeton në Kanada
Lokale

Bujanoc: Përurohet krijimtaria letrare e shkrimtarit Mustafë Ismaili, i cili jeton në Kanada

10.Aug.2015 14:06
0
Në Shtëpinë e Kulturës, në Bujanoc është bërë përurimi i dy romaneve "Rruga pa adresë" dhe "Shtigjeve të natës", si dhe një vëllim poetik "Monolog mërgimtari", të shkrimtarit nga Samolica, Mustafë Ismaili, i cili jeton dhe vepron familjarisht në Toronto të Kanadasë.

Në këtë eveniment kulturor, merren pjesë  përfaqësues nga jeta kulturore e institucionale të rajonit të Luginës së Preshevës dhe më gjerë, nën përkujdesjen e shoqatës “Guri i Zi”. 

Për jetën dhe veprimtarinë letrare të Mustafë Ismailit, folën Sevdail Hyseni, Begzad Abdullahu dhe Flora Hyda.

Gjatë diskutimit të tyre u theksua se Mustafë Ismaili, qoftë në prozë e qoftë në poezi, e shpreh me ndjesi realitetin biografik të popullit tÈ… tij. Në çdo vepër të botuar të shkrimtarit Mustafa, shtjellohet historia e jetës së tij, e vendlindjes për të cilën ndjen mall e dashuri.

Historia e personazheve të librave të Mustafë Ismaili, është e mbushur me plot rrëfime interesante nëpër të cilat ka kaluar familja e tij dhe populli shqiptar, të cilit i ra hise të përjetoj një nga torturat dhe masakrat më të tmerrshme, që njeh historia njerëzore, gjatë regjimit totalitar të Milosheviqit, thuhet në njoftimin e shoqatës “Guri i Zi” në Bujanoc.

Në vazhdim të përurimit të veprimtarisë së Mustafë Ismaili, një grup nxënësish nga Shkolla e Mesme “Sezai Surroi”, recituan fragmente nga romanet “Rruga pa adresë”, “Shtigjeve  të natës”, si dhe nga vëllimi poetik “Monolog mërgimtari”.

Më pas në diskutime u përfshi edhe vetë shkrimtari Mustafë Ismaili, i cili nga zemra falënderoi të pranishmit, të cilët në mas kaq të madhe ia shtuan madhështinë këtij aktiviteti letrar.

Ai, në pika të shkurta tregoi për veprimtarinë e tij jo vetëm letrare, duke u përgjigjur në shumë pyetje të shtruar nga publiku.

Në mesin e atyre, që u përfshinë në përgëzime dhe pyetje, kishte veteranë të arsimit, profesorë, krijues dhe drejtues institucionesh.

 

Historiku i shkrimtarit Mustafë Ismaili 

Vlen të theksohet se Mustafë Ismaili, lindi, para 60 vitesh, pikërisht, më 7 mars të vitit 1955, në Samolicë të Bujanocit. Ai, shkollimin fillor  të ciklit të ulët e mbaroi në fshatin e lindjes në Samolicë, për ta përfunduar tetëvjeçaren në Raincë të Preshevës, shkollimin e mesëm e filloi në Tërnoc dhe përfundoi në Gjimnazin “Skënderbeu” në Preshevë, ndërsa studimet i mbaroi në Fakultetin e Filologjisë, Letërsi dhe Gjuhë shqipe në Prishtinë.

Që nga viti 1981, Mustafë Ismaili, jetoi në Fushë Kosovë, duke filluar karrierën e mësimdhënësit të gjuhës shqipe në Shkollën Fillore “Selman Riza” dhe në Shkollën e Mesme të Bujqësisë në Prishtinë. Misionin e mësuesit e vazhdoi edhe në Zvicër te familjet e mërgimtarëve.

Përveç ushtrimit të misionit të mësuesisë, Mustafës, për shkaqe të rënda ekonomike, i ra hise të punoj edhe si punëtor krahu, në Zvicër, Gjermani dhe Francë.

Gjatë luftës së vitit 1999 në Kosovë, Mustafa ka të zhdukur anëtarë të familjes së tij, si dhe duke iu djegur në tërësi shtëpia.

Nga viti 1999, Mustafë Ismaili, jeton në Toronto të Kanadasë.

Në periudhën prej vitit 2002-2006, ka qenë nënkryetar i Komunitetit shqiptar në Kanada, me angazhimet e tij janë hapur disa klasë në gjuhën shqipe për fëmijët e mërgimtarëve.

Me shkrime filloi të merret që herët. Ka bashkëpunuar si korrespodent me gazetën “Rilindja”, e  “Tribuna shqiptare” me revistën “Zëri i rinisë”, ka qenë nënkryetar i Partisë Liberale të Kosovës, dega në Fushë Kosovë.

Është anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve “Feniks”, në Preshevë, “Atunis” në Kosovë, si dhe anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve “Arif Shala” në Vankuver të Kanadasë, anëtar i Shoqatës shqiptaro – kanadeze në Tornoto.

Aktualisht është pronar i Kompanisë “Euro Plumbing” në Toronto të Kanadasë, ku krijon dhe jeton familjarisht.

Deri tashti ka të publikuara këto vepra vëllimin poetik “Jeta ka një kahe”, pastaj romanet: “Rruga pa adresë”, të botuar nga Ndërmarrja Shërbyese “Jeta e re”, Prishtinë, në vitin 2013, “Shtigjeve  të natës”, të botuar nga Shtëpia Botuese “Blini BK”, Gjakovë, në vitin 2014 dhe librin me poezi “Monolog mërgimtari”, të botuar nga Shtëpia Botuese “Meshari”, Prishtinë, në vitin 2015. Mustafë Ismaili, ka në dorëshkrim edhe vepra të tjera, që presin ta shohin dritën e botimit./Titulli.com/

 

 

Mërgimtarët në vendlindje, brenga e tyre gjendja e rëndë ekonomike në komunë të Preshevës
Në festivalin "Këngë Jeho-Strugë 2015", pjesëmarrës edhe Zëri i Luginës" nga Bujanoci
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration