Bujanoc: Për pak të vdesë në rrugë, qytetarët i dalin në ndihmë (foto)
Në Bujanoc një qytetarë është shembur në trotuar me ç’rast ka marrë lëndime në kokë të cilat shkaktuan edhe pengesa në frymëmarrje.
Po të mos ishin kalimtarët e rastit, personi i aksidentuar në afërsi të barnatores “Beladona”, në qendër të Bujanoc, me shumë gjasa do të përfundonte me fatalitet.
Në bazë të dëshmitarëve të rastit, personat që e ndihmuan arritën që duke i hapur gojën dhe tërhequr gjuhën, të aksidentuarit ti mundësojnë frymëmarrjen, në ndërkohë nga qytetarët ishte ftuar edhe ndihma e shpejtë, raporton Titulli.
Furgoni i ndihmës së shpejtë të Shtëpisë së Shëndetit në Bujanoc i është përgjigjur thirrjes me ç’rast në gjendje më të mirë ka bartur pacientin për tretman të mëtutjeshëm.
Kalimtarët të cilët e njihnin qytetarin e aksidentuar thanë se ai ishte në gjendje të dehur dhe në një moment ishte shembur në trotuar duke përplasur pjesën e pasme të kokës në beton.
Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 11:15 minuta, ndërsa mësohet se i aksidentuari pas marrjes së ndihmës mjekësore është në gjendje më stabile./Titulli.com/