Bujanoc: Nxënësit e shkollës së mesme të pa informuar me transparencën komunale
Lokale

Bujanoc: Nxënësit e shkollës së mesme të pa informuar me transparencën komunale

23.Feb.2018 10:30
0
Të pa informuar rreth transparencës komunale janë nxënësit e shkollës së mesme "Sezai Surroi" në Bujanoc të cilët dëshirojnë të përvetësojnë njohurit rreth kësaj fushe që mundë të shërbejë për të mirë të komunitetit lokal.

Riola Sulemani , nxënëse e drejtimit të mjekësisë në këtë shkollë tha për Titulli.com se është shumë pak e informuar për transparencën komunale sepse nuk kam shfaqur asnjëherë ndonjë interes rreth kësaj dhe nuk kam pasur rast të dëgjoj për këtë temë.

“Nuk jemi mjaft të informuar rreth transparencës e sidomos ngjarjeve në komunën e Bujanocit e cila ka një transparencë me nivel shumë të ulët”, u shpreh nxënësi Lorik Limani.

Sipas tij seminaret rreth funksionimit të qeverisjes lokale po i ndihmojnë ata të avancojnë me njohurit në këtë fushë

Drilon Dalipi, nga drejtimi i përgjithshëm thotë se ka mungesë informacioni rreth çdo ngjarjeje dhe organi komunal.

“Sa i përket gjeneratave të reja, njohurit për transparencë komunale janë shumë të ulëta por mendojë se informimi është shumë i domosdoshëm për këtë çështje”, theksoi Dalipi./Titulli.com/

Shqiprim Arifi mirëpriti ambasadorin e Gjermanisë, Ditman
Adnan Salihu zgjidhet kryetar i kuvendit komunal në Bujanoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration