Bujanoc: Kamberi pret ambasadorin amerikan në Serbi, Christopher Hill
Deputeti popullor në parlamentin e Serbisës ka pritur në takim sot ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill.
"Zhvillimet rajonale politike, kërkesat legjitime të shqiptarëve të Luginës, sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët tonë, ishin temat për të cilat bashkërisht biseduam", ka shkruar Kamberi.
Ai theksoi se ishte kënaqasi të mirëpres në Bujanoc ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Christopher Hill.
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill po qëndron për vizitë na komunat Bujanoc, Preshev dhe Vrajë./Titulli.com/