Bujanoc: Fadil (Avdush) Isufi doktoron në shkencat e sigurisë Fotografi ilustruese.
Lokale

Bujanoc: Fadil (Avdush) Isufi doktoron në shkencat e sigurisë

13.Feb.2024 08:35
0

Në Fakultetin e Sigurisë në Shkup, Fadil Isufi në pranin e komisionit 5 anëtarësh të udhëhequr nga Zh. Daskallovski, mbrojti me sukses temën e disertacionit "Ndikimi i pandemisë Covid-19 në sigurinë kombëtare të Republikës së Serbisë me aspekte krahasuese të vendeve fqinje".

Pas prezantimit, Komisioni e shpalli Fadil Isufin me titullin akademik Doktor i Shkencave të Sigurisë. 

Fakulteti i Sigurisë në Shkup është një ndër Fakultet e para në ish-Jugosllavi që merrej me edukimin e zyrtarëve civilë në lëmin e sigurisë. 

Në vitin 2019, shtëpia botuese LAMBERT Academic Publishing, botoi librin e Fadil Isufit që ka të bëj me çështjen e refugjatëve dhe reformat në institucionet e sigurisë. Libri është përkthyer në më shumë se 10 gjuhë botërore dhe ofrohet për shitje online në platformën Amazon në https://www.amazon.com/Security-Refugees-Migrants-Protection-Children/dp/6200318026

Dr. Fadil Isufi, karrierën profesionale e zhvillon me organizata të ndryshme ndërkombëtare siç janë: KNKK, OSBE dhe agjenci të ndryshme të Kombeve të Bashkuara./Titulli.com/

Kurti: Nuk mund ta zhbëjmë vendimin për dinarin serb
"Do i kërkoj Rusisë t'iu sulmojë", Franca: Evropa të përgatitet për “kërcënimin” e Trump ndaj NATO-s
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration