Bujanoc: Ditën e Hënë seance konstituive, s'ka koalicione zyrtare
Jonuz Musliu, kryetar i Kuvendit komunal në Bujanoc ka ftuar seancën e parë konstituive më 16 maj.Sipas rendit të ditës të prezantuar në webfaqen e komunës, është propozuar që në këtë seancë do të verifikohen mandadet e këshilltarëve komunal.
Deri më tani janë realizuar takime të ndryshme mes subjekteve të ndryshme politike në Bujanoc mirëpo zyrtarisht nuk është arritur ndonjë marrëveshje për formimin e qeverisjes komunale.
Në zgjedhjet e 24 prillit PVD-UDSH fituan 12 këshilltarë, PD 10, LPD me 4 këshilltarë ndërsa prej partive serbe, lista e koalicionit rreth SNS-së ka dal fituese dhe do të ketë 7 këshilltarë, pas tyre Grupi i qytetarëve Stojança Arsiq me 5 këshilltarë, Lista serbe (SPS, JS, SPO) 2 këshilltarë dhe partaia e njësuar rome 1 këshilltarë në kuvendin komunal.
Sipas opinionit të qytetarëve është krijuar një pasiguri politike në komunën e Bujanocit duke pas parasysh mosmarrëveshjet për formimin e qeverisjes dhe vonesat e koalicioneve. /Titulli.com/