Bujanoc: Alarmuese, nxënësit më të dobët në provimet pranuese nëpër universitete (video)
Driton Rexhepi, kryeshef i departamenti për arsim pranë administratës komunale gjatë një bisede për Titulli.com theksoi se niveli i mësim nxënies në shkollat shqipe komunën e Bujanocit nuk është aspak i kënaqshëm.Ai këto pohime i bazon në rezultatet e provimeve pranuese në universitet e vendeve fqinje.
“Në rezultatet e shpallura nga universitetet të cilat kanë garuar nxënësit nga komuna jonë rezulton se vetëm një nxënëse ka arritur të kaloj pragun e pikëve kurse të tjerët kanë ngelur edhe me minus pikë”, u shpreh Rexhepi.
Sipas tij e vërteta e këtyre rezultateve është rrëqethëse sepse shihet se nxënësit e shkollave shqipe në krahasim me komunat tjera nuk arrin as që të regjistrohen në një asnjërin institucion të arsimit të lartë.
Rexhepi theksoi se duhet të hulumtohet dhe të gjendet fajtori i kësaj pa dashur të ngre gisht ndaj askujt por kjo tregon se nxënësit tanë nuk nxënë dijen e nevojshme për të arritur pikët e caktuara për tu pranuar nëpër fakultete të ndryshme.
“Duhet të krijohet një komision për hulumtimin e këtij fenomeni duke filluar nga shkollat menaxhmenti i shkollave stafi po ashtu edhe nxënësit e deri tek edhe vet administrata lokale për të gjetur problemin e kësaj çështje dhe për të ndryshuar gjendjen, tha Rexhepi./Titulli.com/