Bujanoc: 20 mijë dinarë dëmshpërblimi nga kafshimi i qenve endacak
Anëtarët e këshillit komunal kanë votuar për propozim aktvendimin dhe caktimin e mjekut specialist për zgjedhjen e kërkesave të qytetarëve për caktimin e lartësisë së demit nga kafshimi i qenve të braktisur në territorin e komunës së BujanocitSipas kryetarit të komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi qentë e braktisur janë problematikë e madhe se për zgjidhjen e kësaj problematike duhet të angazhohet edhe stacioni policor.
Sipas tij as stacioni i Veterinarisë në Bujanoc nuk po merret me këtë problematikë
“Çdo qytetarë viktimë e kafshimit të qenve do të marrë si dëmshpërblim 20.000 dinarë ku do të përcaktohen një apo më shumë mjek për kontrollimin e pacientit si dhe përshkrimin e vërtetimit”, u vlerësua nga komisioni në mbledhjen e këshilli komunal, shkruan Titulli.com.
Ky komision do të ketë anëtarë Fadil Halitin nga administrate komunale, Lela Jovanoviq nga shtëpia e shëndetit si dhe Veli Idrizi, anëtarë nga këshilli komunal.
Doktor Burhan Halili, anëtarë i këshillit komunal theksoi se e mira është që së paku të përcaktohen dy apo tre mjek dhe një pediatër tek reparti i fëmijëve që do të merren me këtë vlerësime./Titulli.com/