Botohet libri “Veshje nusërie nga Medvegja”
Lokale

Botohet libri “Veshje nusërie nga Medvegja”

16.Feb.2014 11:55
0
Poeti, publicisti dhe studiuesi i Anamedvegjës, Ramiz Kadriu na erdhi këtyre ditëve edhe me një botim interesant. Kësaj here, ai me kujdes na solli një karakteristikë të veçantë të femrës së kësaj ane, përkatësisht veshjen e nusërisë. Kjo veshje, edhe pse me elemente ngjashmërie si kudo te nuset shqiptare, i ka ato elementet e veçanta, të cilat e bëjnë të jetë unike dhe e papërsëritshme gjithandej trojeve shqiptare. Në këtë fotoalbum shumë të pasur, ai ka përfshirë fotografi të femrave nuse nga të gjitha fshatrat e Medvegjës, përfshirë Tupallën, Sfircën, Gërbacin, Siarinën, Llapashticën etj. medvegja “Veshja e nuseve të Medvegjës është e pasur me dekor dhe kolorit të rrallë. Ajo është shumë e pasur me elemente të lashtësisë, me ngjyra të llojllojshme, me rruaza, me kolorit shumë tërheqës. Femat tona kanë pasur dhe kanë shumë vizion të veçantë, posedojnë aftësi, dëshirë dhe afinitet të rrallë për zbukurimin e veshjes së nusërisë”, shkruan autori në parathënien e librit, transmeton portali medvegja.net. Më tej, ai thekson: “Pasuria e veshjes së nusërisë të kësaj ane është autoktone, buron nga shpirti dhe zemra e femrave ë Medvegjës me rrethinë. Ajo është një vepër artistike, një kolorit shumë i pasur me figura simbolike dhe me shumë ngjyra mbresëlënëse”. Nuk ka dyshim se qëllimi i autorit ka qenë pëprjekja për ta ruajtur dhe kultivuar ndër breza këtë veshje tepër të bukur.Botues Autori, shtypi x-print, Prishtinë, 2014 /J. Fetahu/Titulli.com/
Arifi uron Kosovën: Ne punojmë që ky kufi dhe të tjerët, të shemben përgjithmonë
PVD do të vazhdojë aktivitetet zgjedhore, mund të bashkëngjiten edhe të tjerët
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration