Botohet libri "Simfonia e udhëtimeve nëpër kontinent", e autorit Adnan Mehmeti
Lokale

Botohet libri "Simfonia e udhëtimeve nëpër kontinent", e autorit Adnan Mehmeti

28.Aug.2016 18:01
0
Doli nga shtypi libri më i ri i poetit dhe publicistit nga Lugina e Preshevës Adnan Mehmeti, i cili jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Libri në fjalë titullohet “Simfonia e udhëtimeve nëpër kontinent” , botuar nga Shtëpia Botuese “Faik Konica” dhe u shtyp në shtypshkronjën "Lena Grafik"  në Prishtinë, shkuan Titulli.com. 

"Libri permbanë udhëtimet e autorit nëpër shumë vende e shtete te kontinenti te ri.Ky libër mund të llogaritet edhe si ditar udhëtimesh, përsiatjesh dhe mbresash të tij gjatë këtyre udhëtimeve të përshkruara me një profesionalizëm të mirë nga autori", vlerbson Bilall Maliqi, kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve "Feniks" në Preshevë.

Ai thotë se libri shoqërohet me parathënien e thukët dhe tejet interesante te studiueses, Dr. Yllka Filipi.
Sipas Maliqit “Simfonia e udhëtimeve nëpër kontinent” vlen të lexohet, sepse gjatë leximit ëndërrisht lidhesh me atë rrugëtim, me ato bukuri të shumta që i ka parë dhe i ka shijuar autori i librit./Titulli.com/
Libri Prishtinë.

Adnan Mehmeti nga fshati Letovicë i komunës së Bujanocit më 5 Gusht të këtij viti në sallën e madhe të shtëpisë së kulturës në Bujanoc ka promovuar monografinë për Shoqatën e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë./Titulli.com/

Deputeti Popullor nga Bujanoci Mitroviq: Prioritet janë vendet e reja të punës, zhvillimi ekonomik dhe stabiliteti
Strugë: Fillojnë xhirimet e flimit "žPiktura e Papërfunduar" me regjisorin Valton Jakupi nga Bujanoci
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration