Borrelli pas takimit të ministrave të jashtëm të BE-së: Aneksi i Ohrit, krijon status-quo të re në dialog
Rajoni dhe Politika

Borrelli pas takimit të ministrave të jashtëm të BE-së: Aneksi i Ohrit, krijon status-quo të re në dialog

21.Mar.2023 07:57
0

Përfaqësuesi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borell, ka treguar se për dialogun Kosovë-Serbi sot ka raportuar në kuadër të takimit të ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian.

 

Ai, pas takimit në një konferencë për media, ka thënë se të gjitha shtetet e BE-së e kanë shprehur përkrahjen e tyre për arritjen e fundit që është bërë në dialog, lidhur me aneksin e marrëveshjes që u arrit në Ohër, e propozuar nga Bashkimi Evropian, njofton Klankosova.tv.

“Më në fund e kam informuar Këshillin e Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian për arritjen e dakordimit për marrëveshjen e BE-së në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi. Kjo marrëveshje krijon një status-quo të re në dialog, ne më nuk jemi duke shpresuar se do të mbetemi më gjatë në situatë krize”.

“Por në implementimin e marrëveshjeve që u arritën më 27 shkurt, këto marrëveshje që ata kanë rënë dakord do të hyjnë në funksion në momentin kur unë kam publikuar deklaratën, apo qëndrimin. Nënshkrime nuk pati për arsye ligjore, por të dyja palët kanë rënë dakord që deklarata ime ishte një përkushtim për ata që të përmbushin obligimet që vijnë nga kjo marrëveshje”, ka thënë Borrell.

Blogu i Brukselit: Marrëveshja e vetëkënaqshme e BE-së për Kosovën e Serbinë
OKB për marrëveshjen e Ohrit, Kosova dhe Serbia të realizojnë detyrimet e marra
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration