Bloomberg: Raporti personal Erdogan-Vuçiq mundë ta parandalojë përshkallëzimin e situatës në Veri
Rajoni dhe Politika

Bloomberg: Raporti personal Erdogan-Vuçiq mundë ta parandalojë përshkallëzimin e situatës në Veri

06.Oct.2023 07:59
0

Më 10 tetor të këtij viti Turqia do të marrë komandën e Misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR-it, në një kohë kur tensionet në mes të Kosovës dhe Serbisë janë të larta pas sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjë së Komunës së Zveçanit. 

Kështu të paktën ka bërë të ditur Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Turqisë, Zeki Akturk.

Në anën tjetër mediumi kanadez, BNN Bloomberg, duke u thirrur në burime raporton se Ankaraja zyrtare e sheh raportin personal të presidentit, Recep Tayyip Erdogan me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, si potencialisht vendimtar në parandalimin e një përshkallëzimi eventual të situatës pas ngjarjen në Manastirin e Banjës.

Turqia, sipas këtij mediumi, planifikon t’i kërkojë Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga veprimet që mund të dëmtojnë përpjekjet disa vjeçare për të normalizuar marrëdhëniet midis dy vendeve. 

Çfarë ndodhi?

Një grup i armatosur të dielën e 24 shtatorit, ka sulmuar Policinë e Kosovës në Banjë të Zveçanit, duke lënë të vrarë rreshterin, Afrim Bunjaku.

Autoritetet e Kosovës akuzuan drejtpërdrejtë Serbinë se qëndron prapa këtij sulmi terrorist, teksa kryekrimineli Milan Radojiçiç – njeri i besuar i presidentit serb Aleksandër Vuçiç – ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.

Radojiçiç u arrestua të martën nga autoritetet serbe, për t’u liruar një ditë më pas.

Vendet perëndimore, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian e kanë dënuar këtë sulm, derisa kanë kërkuar që përgjegjësit të sillen para drejtësisë.

Nga ana tjetër, Serbia nuk është distancuar nga ky sulm, përkundrazi ka shpallur ditë zie kombëtare, për t’i nderuar kështu terroristët e vrarë.

Përveç kësaj, Beogradi zyrtar, pas sulmit terrorist, dislokoi një numër të madh të trupave ushtarake përgjatë kufirit me Kosovën.

Ky veprim i Serbisë nxiti reagimin e bashkësisë ndërkombëtare, të cilët kërkuan që menjëherë të zvogëlohet numri i trupave ushtarake.

Pas këtyre thirrjeve të qarta të ndërkombëtarëve, Beogradi njoftoi se ka filluar reduktimin e trupave ushtarake përgjatë kufirit me Kosovën.

Ambasadori i SHBA-së dhe BE-së vizituan kazermat e ushtrisë në jug të Serbisë
Shaip Kamberi rizgjedhet kryetar i Partisë për Veprim Demokratik
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration