Blinkeni i kërkon Vuçiqit marrëveshje të shpejtë me Kosovën, bisedon edhe me Kurtin
Rajoni dhe Politika

Blinkeni i kërkon Vuçiqit marrëveshje të shpejtë me Kosovën, bisedon edhe me Kurtin

11.Oct.2022 22:37
0

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka zhvilluar bisedë telefonike me Sekretarin e amerikan të Shtetit, Antony Blinken, i cili ka i kërkuar presidentit serb arritjen e shpejtë të marrëveshjes me Kosovën.

Siç thuhet në njoftimin nga kabineti i presidentit serb, Sekretari amerikan e ka informuar Vuçiqin për domosdoshmërinë e arritjes së një marrëveshjeje të shpejtë me Kosovën.

“Tri temat kyçe të bisedës telefonike ishin çështja e Kosovës dhe dëshira e administratës amerikane për të arritur një zgjidhje sa më të shpejtë, pastaj marrëdhëniet e Republikës së Serbisë me Federatën Ruse, si dhe diversifikimi i burimeve energjetike të vendit tonë”, thuhet në njoftimin e kabinetit serb.

Më tej thuhet se “Sekretari i Shtetit Blinken e ka informuar Presidentin Vuçiq për domosdoshmërinë e arritjes së shpejtë të një marrëveshjeje me Kosovën, kurse presidenti Vuçiq ia ka prezantuar atij pikëpamjet e Republikës së Serbisë”. 

Sekretari amerikan Blinken ka zhvilluar bisedë telefonike edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, me të cilin ka biseduar për nevojën e intensifikimit të dialogut me Serbinë drejt një marrëveshjeje përfundimtare me njohje reciproke.

Kurti, përmes një postimi në Twitter, thotë se Sekretarin amerikan e ka njoftuar edhe për progresin e vazhdueshëm në Kosovë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të dielën se është optimist që në muajt vijues do të mund të arrihet një marrëveshje ligjërisht obliguese me Serbinë.

Ai i ka bërë këto deklarata në kuadër të seminarit të 102-të Rose-Roth i Asamblesë Parlamentare të NATO-s që është mbajtur këtë herë në Prishtinë.

Bujanoc: Këshilli Komunal për Siguri mban seminar
Bislimi thotë se po manipulohet me regjistrimin e shqiptarëve në Serbi, ftohet OSBE
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration